
Gjithë gjithë këtë viti, Selena Gomez i është përkushtuar seriozisht punës dhe shëndetit të saj. Sigurisht , pa lënë për asnjë çast pas dore të dashurin, The Weeknd. Por duket se ish-ylli i Disney-it e ka ndarë mendjen të na surprizojë edhe më.
Sipas Elle, Selena do të marrë pjesë në filmin e ardhshëm të Woody Allen-it. Ende nuk ka të dhëna se për ç’flim bëhet fjalë apo se cili do të jetë roli i këngëtares aty, por një film me skenar të tij padyshim që do të jetë i veçantë.
Edhe pse Selena është e njohur me botën e kinemasë, -kujtojmë këtu filmat e famshëm të saj për adoleshentë- ky do të shënjojë projektin e parë të një filmi të vërtetë për yllin e pop-it.
Roli i saj i fundit ishte në filmin Spring Breakers, në vitin 2012-ë.