Metropolitan

Sean 'Diddy' Combs paditet nga një tjetër grua për sulm seksual

Sean 'Diddy' Combs paditet nga një tjetër grua për sulm

Sean "Diddy" Combs është paditur nga një tjetër grua, e cila pretendon se manjati i muzikës e drogoi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj kur ajo ishte studente. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1991.

Kjo është padia e dytë në javën e fundit e ngritur kundër Diddy-t. Joie Dickerson-Neal pretendon se më 3 janar 1991, Diddy abuzoi seksualisht me të. Padia pretendon se ai e drogoi qëllimisht duke e lënë të paaftë për të qëndruar në këmbë ose për të ecur. Reperi dyshohet se e çoi në një vend kur po qëndronte për ta sulmuar seksualisht, sipas dosjes.

Sean 'Diddy' Combs paditet nga një tjetër grua për sulm

Padia thotë se Joie ndihej “e poshtëruar dhe e lënduar, megjithatë ajo nuk mundi t’i shpëtonte sulmit” dhe për shkak se se ishte droguar, ajo tha se “i mungonte aftësia fizike ose aftësia mendore për të ndaluar Combs”. Gjithashtu pretendohet se ajo  është viktimë e "pornografisë hakmarrëse" dhe Combs akuzohet se ka regjistruar sulmin seksual.

Jeta e saj u shkatërrua pas atij takimi me Combs, thuhet në padi. Ajo u shtrua më vonë në spital për depresion të rëndë dhe ide vetëvrasëse dhe përfundimisht u largua nga kolegji.

Sean 'Diddy' Combs paditet nga një tjetër grua për sulm
Joie Dickerson-Neal dhe Sean Combs në videoklipin e "Straight From The Soul".

Joie Dickerson-Neal dhe Combs kishin miq dhe të njohur të përbashkët dhe ajo ishte shfaqur me Combs në disa klipe të një videoje muzikore, thuhet në padi. Ajo nuk e raportoi sulmin në polici sepse ishte konfuze, kishte dhimbje dhe ndihej e turpëruar, shkruhet në dosje.

Më vonë, pretendohet se ajo ka raportuar në polici, por nuk është e qartë se në çfarë juridiksionesh i dorëzoi raportet, kur i paraqiti ato apo çfarë ndodhi pas bisedave me autoritetet. Departamenti i Policisë në New York nuk konfirmoi nëse ajo ka raportuar më parë në polici, por u shpreh se “i merr jashtëzakonisht seriozisht rastet e sulmeve seksuale dhe përdhunimeve”.

Avokatët e Diddy-t i kanë mohuar akuzat.

Pak ditë më parë, Casandra Ventura (e njohur si Cassie), e cila ishte në lidhje me Diddy-n për më shumë se një dekadë, e akuzoi për përdhunim dhe abuzim.

REELS

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.