
Teksa fëmija mbretëror pritet të vijë në jetë nga momenti në moment, sipas “Daily Mail” Meghan Markle është e vendosur për të lindur në shtëpi, në Windsor dhe kurrsesi në spital.
Sipas miqve të dukeshës, kjo e fundit ka në plan të ndjekë hapat e Elizabeth- ës II e cila i lindi të katër fëmijët në Buckingham Palace dhe Clarence House.

Ç’është e vërteta, nisur nga fakti që Meghan është në moshën 38- vjeçare, procesi i lindjes natyrale rrezikon të shoqërohet me problematika specifike që mund të kërkojnë edhe prerje cezariane.
Sidoqoftë, burime të afërta me Markle- in shprehen se dukesha praktikon çdo ditë yoga , është shumë mirë me shëndet dhe vështirë të ketë rrezik gjatë lindjes në shtëpizën e saj të ngrohtë.
“Kjo është zgjedhja e saj, megjithëse varet se si gjendja e Meghan- it do të shkojë.”
Mësohet se Harry do të jetë i pranishëm në lindje, cilado qoftë metoda e përzgjedhur. Nëse Meghan lind në shtëpi, do t’i gjenden në ndihmë banjot e ngrohta, pishina me ujë, TENS (një makineri që përdor impulse të vogla elektrike për të reduktuar dhimbjet) si dhe teknika relaksimi si hypnobirthing, e cili konsiston në të paturit një program së pari psikologjik por edhe fiizk, që të orienton drejt lindjes së lehtë dhe më pak të dhimbshme.

Mendohet se Meghan dhe Harry kanë marrë vazhdimisht leksione gjatë gjithë kësaj kohe, për ta menaxhuar sa më mirë çastin final të shtatzënisë.