Era Meta, vajza e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është parë në koncertin e Bebe Rexhës në Neë York. Ka qenë këngëtarja ajo që i ka ndarë këto çaste prapaskene me ndjekësit e saj në Snapchat. Dhe jo më kot; mes Bebes dhe Era Metës, vajzës së vogël të çiftit Meta ka një lidhje gjaku.
Kjo sepse nënat e tyre janë kushërira. Burime për Anabel.al tregojnë se mamaja e Bebe Rexhës është kushërirë me Monika Kryemadhin; të dyja janë nga Dibra e Madhe. E në fakt, të dy prindërit e Bebes kanë shkuar ta vizitojnë atë në këtë koncert. Sepse siç e do zakoni, mysafirët priten nga e gjithë familja!
Era ka qëndruar në anë të skenës, duke kërcyer me këngët e Bebe Rexhës, tashmë e suksesshme dhe përherë e më e njohur në Shtetet e Bashkuara.