Rihanna mbushi 29 vjeçe të hënën dhe të gjithë u përpoqën me sa mundësi kishin ta bënin të ndihet më mirë, dikush duke e uruar në rrjete sociale, dikush në skenë (Drake) dhe të tjerë duke përditësuar kategorinë e saj të preferuar në faqet pornografike.
Faqja pornografike Pornhub ka uruar yllin e muzikës në një mënyrë shumë të pazakontë: nëpërmjet një postimi në Twitter. "Gëzuar ditëlindjen Rihanna. Kemi përditësuar kategorinë tënde të preferuar braziliane. Të duam mbretëreshë", shkruhet në faqen zyrtare, nisur nga një deklaratë e këngëtares nga Barbadosi disa vite më parë drejtuar sajtit pornografik.
"Sikur ta dinit sa shumë ju do Rihanna", shkruante ajo, duke veçuar si kategori të preferuar 'braziliane' dhe 'latine'. Dhe duke parë Rihanna-n, nuk të bëjnë habi fare këto preferenca.
Burimi: Unilad