Nuk kanë bërë ende martesë me celebrim, por jetojnë në një çati dhe presin të bëhen prindër së shpejti. Moderatori i spektaklit të humorit "Portokalli", Salsano Rrapi dhe aktorja Erjona Kakeli janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, sipas burimeve të afërta nga miqtë e tyre.
Çifti i artistëve, të cilët kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie nuk dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët këtë lajm nga jeta private, duke preferuar të mbetet i fshehtë, përderisa Erjona këto kohëpo përgatitet për një shfaqje të re në teatër, dhe është e detyruar të shkojë përditë në prova, kështu që s'mund të kalojë pa rënë në sy barku i fryrë.
Nuk dihet ende seksi i fëmijës, gjë që pritet të mësohet në javët në vazhdim. Sa i takon marrëdhënies së çiftit, Salsano dhe Erjona tregohen të dy të rezervuar në media për jetën private. Dyshja e aktorëve janë takuar 10 vite më parë në teatrin 'Skampa', kur luajtën në komedinë tragjike 'Kolonel Zogu', ndërsa kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë para 6 vjetësh. Çifti i artistëve nga Elbasani e kanë komentuar lidhjen e tyre si një histori që nuk ndjen domosdoshmërinë për celebrim.
Burimi: Panorama