Prezantuesja Rudina Magjistari sëbashku me partnerin e saj Xhavit Bajrami, ka pozuar kopertinën e këtij numri të revistës “WHO”. Fotografi Geljant Kaleci ka sjellë çiftin në një atmosferë festive, me gota shampanje në dorë, dhe Rudinën të ulur mbi një dhuratë të madhe, që ashtu siç e thotë edhe titulli, është vetë dashuria. Prezantuesja simpatike e programit të pasdites në televizionin Klan, prej disa vitesh jeton një lidhje me kampionin e Kick-Box-it Xhavit Bajrami. Dy vitet e para ata kanë patur një lidhje në distancë duke qenë se Xhaviti jetonte në Zvicër, por dashuria e ka sjellë atë në Tiranë, ku tashmë prej më shumë se një viti, bashkëjeton me partneren e tij Rudina Magjistari. #showbiz
