Fashion & Beauty

Rrisni vetullat tuaja brenda 3 orësh!

Filloni të mendoni sesi i dëshironi vetullat tuaja sepse me mënyrën që do t'ju zbuloj,  jo vetëm që mund ti rrisni ato brenda 3 orëve, por mund të zgjidhni edhe formën dhe trashësinë që dëshironi!

Vetulla të trasha si të Cara Delavigne, të harkuara për një shikim sensual si Megan Fox, të drejta dhe natyrale si Jessica Alba? Ju zgjidhni!

SI BEHET?

Pasi të keni vendosur për formën që ju pëlqen duke marr parasysh edhe çfarë ju shkon sipas anatomisë së fytyrës suaj, vizatohet një skicë paraprake.

Pasi të ndjeheni të bindura, mjeku do të fillojë të marrë qime nga rrënja e flokut, zakonisht në pjesëm e pasme të kokës. Pavarësisht se mund ti keni flokët të lyera në ngjyrë tjetër, ngjyra e rrënjës në brendësi përshtatet me ngjyrën natyrale të vetullës ekzistuese. Më pas ai do ti mbjellë ato në zonën e vetullës duke vendosur çdo qime me përpikmëri sipas formës për të cilën keni rënë dakord. Proçedura kryhet nën anestezi lokale, nuk shkakton asnjë dhimbje gjatë apo pas dhe nuk lë asnjë shenjë të ndërhyrjes. Në krye të tre orëve, mund të dilni nga klinika dhe të vazhdoni ditën normalisht me vetulla të reja që zgjasin përgjithmonë dhe që do ti japin një pamje krejt tjetër fytyrës suaj. Qimet e reja lëshojnë rrënjë nën lëkurë dhe do të vazhdojnë të rriten si vetulla normale, ndërsa lapsi i vetullave do t'ju duket si relike e një tjetër kohe.

Mbjellja e vetullave është teknika më natyrale në botë dhe e vetmja që zgjat përjetësisht! Këtë risi e ka sjell për herë të parë në Shqipëri Klinika DaVinci, tashmë e njohur për një etikë dhe standart të lartë pune dhe profesionalitetin e stafit të përbërë kryesisht nga kirugët italian dhe ky është rezultati!

Për më shumë informacion kontaktoni me stafin në +355 42 33 22 33 ose +355 69 70000 70. E-mail: [email protected]   Web: www.davinci.al







 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb