Health

Rrëfim trupit tim

I dashur Trup,
Më vjen shumë shumë keq. Mu deshën shumë vite që të kuptoja që të kam keqtrajtuar.

Nuk e kam fjalën tek e ushqyera në mënyrë të çrregullt, gjalpi, ëmbëlsirat e festave. Nuk e kam as tek e ndenjura ulur në kolltuk, duke shmangur cdo lloj ushtrimi fizik.

Po, këto gjëra janë të këqija , dhe më vjen keq që e kam lejuar të ndodhte një gjë e tillë. Unë e di që të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme dhe ushtrimet fizike janë të rëndësishme . Por nuk janë këto të vetmet shkelje.

Ka diçka akoma më të keqe që të kam bërë.

Është delikate. Domethënë mu desh një kohë shumë e gjatë për ta kuptuar dhe të pranoj se ku kam gabuar.

I dashur Trup, më duhet të rrëfej që nuk të kam besuar. Unë kam qënë një mikeshë e keqe për ty.

Si për shembull, në lidhje me ate ofertën e punës që e vlerësova si "sexy ", ndërsa ti me sinjalizoje, me shqetesimet në stomak, duke u përpjekur që unë të shihja më në thellësi rrugën drejt ngritjes në detyrë? Pasi kompania më bëri ofertën e saj, unë shkova të takoja drejtuesit e kompanisë që të sigurohesha për zgjedhjen e duhur që po bëja. Çfarë ndodhi në ato ndërveprime? Ti më sinjalizove nëpërmjet supeve të tensionuara që më bënin të dukesha dhe ndjehesha akoma më e ngurtë. Me fytin e tharë dhe nofullën e mbyllur, bëhej akoma më e vështirë e shprehura e mendimeve.

Por si u përgjigja unë? I injorova të gjitha shenjat që Ti po më nisje. Unë isha e magjepsur nga paratë.

Vuajta shumë në ate punë. Për vite të tëra, jam lodhur e lodhur për të treguar që unë mund ta bëja gjithë atë punë analitike. Doja të tregoja që unë isha vërtetë inteligjente. Pra, me dëshirën për ta bërë veten time të dukej e rëndësishme, unë forcoja veten time dhe Ty për netë të tëra, harxhoja weekend-e duke u marrë me shifra dhe jetoja në dhoma hoteli për muaj të tërë. Në fakt, unë e urreja atë punë. Po unë refuzoja ta pranoja këtë fakt. Nuk mund t’ja lejoja vetes time të thoshte, “po heq dorë”. Dhe kështu më në fund, mbas dy javësh punë prej 100 orësh, ti më në fund more vëmendjen time duke më bërë të dukesha si e ezauruar në sytë e një grupi klientësh gjatë nje prezantimi. Për më shumë se katër vjet, unë injorova shenjat e një punë të keqe që Ti ma vije në dukje.

Kam qënë shumë e lidhur me atë punë. Kur pata mundësinë për të shkuar në atë udhëtim të mahnitshëm në Peru për të parë rrënojat, Ti më ngacmoje me gumëzhima dhe shpime si gjëlpëra për t’më shkaktuar eksitim. Dhe unë cfare bera? E mora si sfidë dhe kërkova të rrija në shtëpi që të punoja sa më shumë që të merrja një shpërblim. Atë të cilën nuk e mora kurrë. Pse nuk e besova atë ndjenjen që ky ishte udhëtimi i një here në jetë dhe të kuptoja si ta shijoja?

Erdhi koha kur unë i hapa zemrën time një njeriu i cili dashuronte të bënte gjëra për mua, të gatuante për mua, të më bënte mazazhe relaksuese. Nuk kisha qenë ndonjëherë më parë aq e ç’tensionuar. Shpatullat e mia nuk ishin ndjerë ndonjëherë më parë aq te relaksuara dhe mjaftueshmërisht larg veshëve. Barku im ishte këndshëm i mbushur, dhe sensi i të shijuarit ishte i amplifikuar. Por unë me sjellje sfiduese vendosa, “Që ai nuk kishte një diplomë të mirë. Ai ishte një punëtor i thjeshtë.” Kështu që e largova nga jeta ime. Dhe kështu theva zemren time të shkretë.

Më pas, isha tepër e kënaqur me veten time kur takova një milioner me një makinë sportive që më prishi mendjen dhe më bëri ta dashuroja. Më komplimentonte vazhdimisht për veshjet e mia, figurën time.

Përlat dhe byrzylykët e mi, tërhiqnin vëmendjen e tij. Por kur unë tregoja histori rreth familjes ose miqve të mi, ai shpërqëndrohej. Nëse i tregoja për ëndrrat dhe dëshirat e mia, ai do përgjigjej duke pohuar, “Sa bukur shpirt.” Refuzoja të ndjeja dhimbjen therëse që më bëje të ndjeja. Kurrë nuk kam dashur të dijë më shumë për sjelljen e tij. Pse? Mbase, sepse kisha frikë ta humbisja atë. Ohh, si e injorova forcën time të brendshme? Pse nuk të besova që të merrja forcën të reagoja për veten time?

Hyra dhe në sintoni me migrenën që Ti më solle gjatë përiudhës së flirtimit. Prindërit e mi organizuan një dasëm përrallore për ne, kështuqë kur im shoq më tha, ditën tonë të martesës, që ai nuk donte që prindërit e mi të përfshiheshin kaq shumë në jetën tonë, ngela e shastisur. Kështu kalonte koha me të për disa vite me rradhë, duke kërkuar të analizoja epitetet e larmishme me të cilat më thërriste apo mënyrën sesi qeshte me emocionet e mia, me zë të lartë dhe me fakte, dhe me pak fjalë më quante të “pa vlerë”. Ishte momenti kur ai ngriti dorë mbi mua, që më bëri të kuptoja ndjesinë e frikës të cilën Ti e hodhe mbi mua. Më në fund kuptova që ishte momenti të largohesha nga martesa.

E çuditshme, por ato dhimbje koke u zhdukën si me magji menjëherë sa u largova prej tij.

Miqtë e mirë e dëgjojnë dhe besojnë njëri tjetrin. Unë nuk e kam bërë këtë gjë me Ty.

Tani e kuptoj: unë kam nevojë të dëgjojë mënyrat shumë të holla me të cilat Ti komunikon me mua. Më në fund kuptoj që Ti komunikon nëpërmjet sensacioneve. Si përshembull kur ndjej tension ose çoroditje. Ose nëse frymëmarrja ime është sipërfaqësorë apo e thellë në gjoks dhe bark. Ose nëse ndjej ftohtë apo vapë. Tani, unë mund të dalloj ato herë kur ndjej dridhje, ndjesinë e asfiksimit, të boshllëkut dhe shumë ndjesi të tjera që Ti gjeneron - dhe e di që Ti po përpiqesh të kesh vëmendjen time.

Tani po filloj të kuptoj diçka vërtetë thelbësore: kur Ti ke diçka për të më thënë, ke tendencën për të folur nëpërmjet pëshpërimave. Por nëse unë nuk e kap sinjalin tënd të parë, Ti bëhesh edhe më këmbëngulës. Si për shëmbull kur më bërë të më binte të fikët që unë të zgjohesha. Që të degjoj Ty sa më shpejt, unë kam nevojë që të ngadalësojë dhe të qetësohem mjaftueshëm që të dëgjoj veten time, dhe të hyj në sintoni me ate çka Ti je duke më thënë nëpërmjet senseve. Sa më shumë që unë të injoroj, aq më shumë Ti ulëret. Por nuk është mirë nga ana ime të të bëj të ulërasësh. Gjithsesi, nëse arrin deri në këtë pikë acarimi, do të thotë që unë jam tashmë në telashe.

Kështu me shumë dëshirë po mësoj sesi të të kushtoj vëmendje. Po zbuloj shenjat dhe sinjalet e tua, moment pas momenti.

Unë jam mirë në logjikë, në të kuptuarit të gjërave.

Por, Ti, i dashur Trup, ti je eksperti në të shprehurit të ndjenjave. Ti je gjithashtu parashikuesi më i mirë i motit të emocioneve dhe ndjenjave te mia.

Po eci drejt gjallërisë, vitalitetit, dhe energjisë sepse tani aktivizohem më shumë, marrë frymë më thellë. Tani, të kërkoj Ty që të më ndihmosh të ngrihem në këmbë, dhe së bashku të aktivizojmë muskujt e këmbëve dhe të barkut - WOW! Unë ndjej një rritje të fuqisë dhe forcës, si fizike ashtu edhe emocionale. Është emocionuese të përjetosh një prezencë më të madhe thjesht duke u sinkronizuar me ndjesinë e gravitetit që Ti përcjell kur këmbët e mia prekin tokën. Unë adhuroj aftësitë e tua sensacionale, i ëmbël Trup.

Trup, unë të jam me të vërtetë mirënjohëse. Boll më me injorimin, ngulitjen dhe të lënit të diturisë tënde mënjanë. Tani unë jam duke të dëgjuar me shumë vëmendje.

Ne punojmë shumë më mirë kur jemi një ekip. Pra, e di se çfarë? Unë do të dëgjojë ty. Dhe sipas rëndësisë së çështjeve, si karriera, dashuria, shoqëria dhe familja, unë besoj tek udhëzimet e tua. Të lutem më ndihmo të ndjej atë çka është e rëndësishme. Ti je busulla. Më trego se ku po shkojmë. Me të gjetur Ti rrugën, unë do kujdesem që të kuptoj sesi të arrijmë atje ku po shkojmë. Dhe ne do punojmë së bashku gjatë lundrimit tonë.

Unë jam thellësisht e frymëzuar për të qënë në këtë udhëtim jete sensacionale së bashku me ty.

Të dua,
Susan


Burimi: Huffington Post

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons