
Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve që u mbytën nga i ati në Korçë, ka rrëfyer detajet e ngjarjes makabër që tronditi Shqipërinë. 24-vjeçarja u kthye nga Greqia dhe tregoi në polici debatet që ka pasur në shtëpinë e saj, pak orë para se bashkëshorti të kryente krimin makabër.
'Shqiptarja.com' shkruan se Marsela ka thënë se bashkëshorti e detyronte të punonte që të nxirrte të ardhura për të ushqyer familjen.
“Na gjej për të ngrënë, bëj çfarë të duash. Ke fëmijë për të ushqyer, hapu po deshe, vetëm sill të hamë”, ishin fjalët e burrit.
24-vjeçarja pohoi se midis tyre ka patur grindje të dielën, por ajo nuk është dhunuar nga Naimi. “Debatuam me fjalë, u zumë dhe unë ika përsëri”, dëshmon e reja. Ajo vijoi të tregonte se çifti kishte planifikuar të shkonte në Greqi bashkë me fëmijët, por e para do të shkonte Marsela.
Mesnatën e 4 dhjetorit, u largua nga shtëpia për të shkuar sërish të punonte, pa e imagjinuar tmerrin e orëve që do pasonin.