
Rozana Radi nuk ka folur shumë për marrëdhëniet e saj me banorët e BBVA 4 që pas përfundimit të shfaqjes por kjo ndryshoi me pyetje-përgjigjet e fundit në Instagram, ku duket se njerëzve vetëm Big Brother-i u interesonte.
Kur u pyet se me cilin banor nga Big Brother mban ende lidhje, Rozana tha:
“Me ata që kur dolën nuk thanë ‘çfarëdo që bëmë aty ishte një lojë.’ Jo. Se ta fyesh tjetrin, ta ofendosh, nuk është lojë. Njeriu nuk mund të aktrojë tre muaj.”
Për Valbonën, ajo tha me shaka:
“Po, me Bonën flas, por vetëm në periudhën e dimrit kur i ikën zëri.”
Ndërsa për raportin mes Valbonës dhe Laertit, Rozana vazhdoi shakanë:
“S’di ç’të them në këtë rast, por di që Bona i premtoi parkimin e makinës Laertit dhe, me sa kam parë, Laerti e parkon makinën para shtëpisë, ndërsa Bona s’ia ka dhënë parkimin.”
Te Gjesti, ndryshuan pak tonet:
“Jo, nuk kam folur me Gjestin. As në Instagram nuk e kam, as ai mua. Nuk kemi asnjë kontakt. Por uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjithçka bën, siç ia kam uruar gjithmonë.”
E pyetur për Loredanën, Rozana ishte e qartë:
“Jo, nuk jam takuar me Lorin, por e kam xhan dhe kur të kemi kohën do pimë një kafe.”
Në lidhje me spekulimet mbi Eglin dhe Gjestin, Rozana e mbyll me një përgjigje të prerë:
“Si ka mundësi që e bëni ende këtë pyetje? A mendoni se merrem me jetën private të njerëzve që nuk jetojnë me mua? Nuk më hyn asgjë në xhep, uroj që të jenë mirë të gjithë.”
Dhe pse ka qenë kaq e rezervuar pas eksperiencës në Big Brother?
“E njoh sensin e masës. Kur dal në ekran, dua të dal me një gjë që më nderon.”