
Krahasimi “si balenë” që Rosela Gjylbegu bëri ndaj moderatorit Olti Currit (siç u aludua) shkaktoi një reagim të ashpër nga ky i fundit dhe më pas një heshtje nga ana e këngëtares shkodrane. Por tashmë në një intervistë për revistën “Bordo”, Gjylbegu shpjegon se përse vendos të mos reagojë “Nuk kam kohë për të humbur me njerëz të kompleksuar. Ata që më njohin mirë e dinë kush jam. Unë nuk mund t’i bëj të gjithë të më duan. Është normale, ndaj lë punën, kohën, veprat të flasin për mua.”
Këngëtarja gjithashtu është shprehur me tone pesimiste ndaj shoqërisë shqiptare, që sipas saj “është shumë paragjykuese” dhe ushtron presion. “Unë kam zgjedhur të jem e përmbajtur, sepse më vjen natyrshëm për realitetin ku jetojmë.” Tha ajo për “Bordo”.
E pyetur për zhgënjimin e saj më të madh, Gjylbegu iu referua muzikës.
“Sepse aty ti jep shpirtin dhe të gjithë emocionet e tua. Këto janë normale në fushën tonë, të lëndojnë, por të rrisin, të forcojnë dhe të bëjnë të jesh më luftarake e më e qartë në atë çka ti do të jesh e të japësh për ato që të ndjekin e të mbështesin.”
Ndërsa muzika është pasioni më i madh, puna e përditshme e Roselës nuk ka kurrfarë lidhje me këtë pasion. Ajo punon në administratë shtetërore dhe sipas këngëtares, kjo është një zgjedhje e detyruar pasi është njohur me vështirësitë e të qënit këngëtare në Shqipëri.