
Gjithçka filloi pasi Rosela Gjylbegu tha në studion e “Shiko kush Luan” se nuk do të bashkëpunonte asnjëherë me Encën. Edhe në një intervistë të mëparshme këngëtarja e ka konsideruar Encën ‘fenomen kalimtar’ dhe ndjente keqardhje që mediat i ksuhtonin vëmendje të tepërt. Dhe Enca iu përgjigj po publikisht, në Instagramin e saj ku ndiqet nga më shumë se 1 milion njerëz.

“Djema, Rosela Gjylbegu është gati të futet sërish në treg fuqishëm, gati të bëhet pjesë e shoëbiz-it, gati të bëhet pjesë e mediave rozë, të gjithë koncertet kudo që ndodhën në diasporë, Amerikë, Afrikë, qylbeg dhe fshatra të tilla. Rosela Gjylbegu është kthyer, po përpiqet të kthehet në biznes sërish, prandaj ndiqeni, s’e di nëse ka Instagram, por duhet të ketë hi5 besoj. Ndiqeni, pëlqejeni, mbështeteni...nëse një 15-vjeçare do të kishte thënë diçka të tillë mund të ishte e lezetshme, por jo një 45-vjeçare.”
Enca e quajti gjyshe dhe tha se ajo vetë s’do donte të bënte bashkëpunim me të. Rosela nuk reagoi, por e ftuar në “Kush vjen për drekë” tha dy fjalët e fundit për këtë konflikt.
“Mendoj se po ta zgjasim shumë këtë bisedë do të ishte e tepërt, kështu që s’kam asnjë koment. Një gjë mund të them, unë s’jam nga ata njerëz që i pëlqen të bëjë gossip apo zhurmë.”
Megjithatë në fund të fundit nuk ndihet aspak keq për atë që ndodhi, pasi falë kësja kuptoi diçka më të rëndësishme: dashurinë që publiku ka për të. “Personalitetin tim e kam krijuar me sakrifica dhe kjo kam dashur të jem gjithmonë, të respektohem nga publiku. S’më erdhi keq përderisa kuptova se publiku më do shumë.”