Artisti i Popullit, aktori Robert Ndrenika si pasojë e disa problemeve shëndetësore, është shtruar në spital. Ai është paraqitur vetë në ambjentet e spitalit pasi ka ndjerë një gjendje dobësie. Ndrenika po kurohet në Qendrën Spitalore Universitare“Nënë Tereza”ku mjekët bëjnë me dije se aktori 73-vjeçar duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndrenika, i cili po ndiqet nga shefi i kardiologjisë në QSUT, duhet të kryejë një by-pass në zemër.
Ai pritej të ngjitej sërish në skenë për veprën “Tartufi” por gjendja shëndetësore e ka bërë këtë të pamundur. Drejtori i teatrit Hervin Çuli e ka shtyrë shfaqjen.
Burimi: Panorama