
Nëse ndihesh e lodhur nga fustanet me pika dhe sandalet me rripa që kanë mbizotëruar Instagram-in gjithë verën, nuk je vetëm. Edhe emra si Hailey Bieber, Kylie Jenner dhe Bella Hadid duket se po kalojnë të njëjtin “lodhje” nga stili veror.
Vera është një nga stinët më sfiduese për t’u veshur me stil: pak shtresa, pak mundësi për të eksperimentuar dhe shumë përsëritje. Ndryshe nga vjeshta, ku një palë xhinse mund të kombinohen pafundësisht me pulovra dhe çizme, trendet verore konsumohen shpejt.
Por fatmirësisht, zgjidhja ekziston dhe është më e thjeshtë nga sa mendon: një palë xhinse dhe një kanotiere e bardhë. Ky kombinim i thjeshtë, klasik dhe i freskët është përqafuar nga shumë vajza të famshme në fund të verës 2025, me Kylie Jenner të parën që e veshi këtë kombinim për dy ditë radhazi.
Kylie u shfaq fillimisht me xhinse me brez të ulët dhe një kanotiere me rripa të hollë, një rikthim në stilin Y2K, për të kaluar më pas në një palë xhinse klasike me bel mesatar për një event. Pavarësisht ndryshimeve të vogla, kombinimi i xhinseve me një kanotiere të bardhë mbetet bazik dhe gjithmonë funksional.
Si po e veshin të famshmet këtë “uniformë” të verës 2025?
Hailey Bieber dhe Kendall Jenner preferojnë versionin me xhinse me ngjyrë të errët dhe kanotiere të bardhë, një pamje që e ngre menjëherë nivelin e veshjes pa shumë mund.
Hailey është parë në Los Anxhelos me xhinse të lirshme, ndërsa Kendall e kombinon këtë stil me mokasina për një pamje më të sofistikuar.
Kylie Jenner ka eksperimentuar me elementë të stilit Y2K, si xhinset me bel të ulët, bluzë e vogël me rripa të hollë dhe sandale të thjeshta.
Rihanna e ktheu këtë kombinim në një stil më “cool” duke shtuar pantallona xhins me xhepa të mëdhenj (cargo) dhe një xhaketë të madhe verore. Edhe gjatë shtatzënisë, ajo vazhdon të japë leksione mode.
Dakota Johnson preferon një pamje më klasike me xhinse të lirshme dhe mokasina. Ajo gjithmonë tregon se si mund të jesh me stil pa hequr dorë nga komoditeti.
Bella Hadid solli versionin totalisht të bardhë: xhinse të bardha, bluzë të shkurtër të bardhë, atlete të bardha dhe një xhaketë xhins, një pamje monokromatike, por shumë shumë trend.
Dua Lipa solli një tjetër version: xhinse pak të grisura dhe çngjyrosura, një bust të bardhë dhe aksesorë floriri për t’i dhënë shkëlqim veshjes.
Kendall Jenner veshi një kanotiere me prerje të gjerë në pjesën e qafës dhe sandale balerina, për një pamje më "fashioniste".
Gigi Hadid u shfaq me një kostum totalisht xhins (pantallona + xhaketë): një zgjidhje perfekte për ditët e freskëta të fundverës.
Jennifer Lopez solli një version me përmasa të ekzagjeruara: xhinse shumë të gjera me bel të lartë dhe një kanotiere super të shkurtër.
Jennifer Lawrence (edhe pse në një foto nga 2015) na kujton se xhinset me pala dhe atletet klasike (si Vans me kuadrate) janë gati për rikthim.
Pra, nëse ndihesh e lodhur nga stili i zakonshëm i verës, nuk ka nevojë për panik. Një palë xhinse dhe një kanotiere e bardhë mund të të nxjerrin nga monotonia pa shumë përpjekje.