Fashion & Beauty

I ke parasysh ditët kur je e lodhur? E po, janë frymëzimi për këtë grim viral

I ke parasysh ditët kur je e lodhur? E po, janë frymëzimi
TikTok/@janellezharmenovaa; @chael.dot

 
Grimi ka qenë gjithmonë gati për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që të duken sikur janë zgjuar e plot energji. Korrektuesit që ndriçojnë rrathët e errët, teknika konturimi që fshehin fryrjen pas netëve të vona me gin dhe shots-a…pra, në thelb, çdo gjë që të bën të dukesh plot jetë, edhe kur ndoshta je duke vuajtur pasojat e një nate pa gjumë. 

Por në TikTok, vajzat kanë vendosur që të shfaqen fiks sikur nuk i kanë bërë orët e plota të gjumit, duke e kthyer këtë mënyrë jetese në një trend të ri, të pagëzuar si “grimi i vajzës së lodhur”.

I ke parasysh ditët kur je e lodhur? E po, janë frymëzimi
 
Praktikisht, “grimi i vajzës së lodhur” përmbys rregullat e bukurisë. Në vend që të lodhjen, e thekson atë. Mendoje si një version i përmirësuar i pamjes “grunge” të viteve ’90, me një prekje të frymëzuar nga Tim Burton. Nëse të kujton Helena Bonham Carter në pothuajse çdo rol të saj, je në rrugën e duhur.


Ajo që e bën këtë trend të veçantë është pikërisht rikthimi i gjërave që gjithmonë je mësuar t’i fshehësh: rrathët poshtë syve, lëkura e zbehtë dhe fytyrën pa energji. Në vend të ndriçimit ose bronzer-it, vajzat po përdorin eye shadoë kafe ose vishnje, për të thelluar rrathët poshtë syve, kontur gri për të theksuar mollëzat dhe produkte minimale për lëkurën, që krijojnë idenë se është “e lodhur”.

Si ta ndjekësh trendin?

Fillo me sytë

Në vend të korrektuesit klasik poshtë syve, përdor një buzëkuq në nuancë pjeshke ose rozë si bazë për rrathët. Mbi të, shto kombinime të toneve kafe, gri dhe vishnje për të krijuar rrathë të rreme poshtë syve. Fillon nga qepallat lart, pastaj zgjero pigmentin rreth cepit të brendshëm dhe poshtë vijës së poshtme të qerpikëve. Për rezultat më realist, përdor gishtat, por edhe një furçë të butë për ta përhapur. Sa më e çrregullt të duket, aq më pranë tendencës je.

I ke parasysh ditët kur je e lodhur? E po, janë frymëzimi
 
Hapi tjetër
 
Për t’u dhënë syve atë “rënien” karakteristike prej të përgjumuri, fërko lapsin kaf përgjatë vijës së sipërme të qerpikëve. Efekti? Sytë duken sikur mezi po i mban hapur, gati për një gjumë të mirë.
 
Pjesa tjetër e fytyrës, sa më minimaliste
 
Siç thotë krijuesja @sharareh.khazani: “Nuk po përpiqesh të shkëlqesh; po përpiqesh të dukesh e lodhur”.

I ke parasysh ditët kur je e lodhur? E po, janë frymëzimi

Mjafton një shtresë e lehtë fondatine dhe pak korrektor, plus një blush mbi mollëzat. Përdor një kontur me nuancë të ftohtë, mundësisht gri, për të krijuar ato hijet dhe përfundoje look-un me një shtresë rimeli dhe një zbutës buzësh transparent.

 

REELS

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Gjesti ka një “sqarim” për të gjithë ata që e quajnë mosmirënjohës 👀

Na i trego dhe njëherë 🧐

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣