
Termi weltschmerz, ajo ndjesi melankolie ekzistenciale që përshkon letërsinë romantike, duket se ka gjetur jehonë te brezat e rinj, të cilët po riforcojnë lidhjet me të kaluarën, jo vetëm në ndjesi, por edhe në stil. Garderobat e tyre janë kthyer në një arkiv nostalgjie ku dekadat e kaluara rikthehen me një frymë të re.
View this post on Instagram
Nga peplum-et elegante që rikthehen fuqishëm, te fustanet me prerje të ngushta, atletet me velcro të Isabel Marant apo bizhuteritë që i dëgjon përpara se t’i shohësh, moda sot është një flirt i përhershëm me të kaluarën.
Tendenca e viteve 2000 ka bërë rikthimin e saj të plotë, dhe tani po hyjmë në një tjetër fazë të riciklimit estetik: rikthimin e viteve 2010.
Rikthimi më i fundit? Neoni
View this post on Instagram
Në vitin 2025, neoni do të jetë kryefjalë e veshjeve tona. Mos u trembni! Në vend që të mbulojë të gjithë veshjen, tani vjen si detaj: një vijë, një aksesor, një element që tërheq vëmendjen dhe jep energji në mënyrë të kontrolluar.
Për ata që adhurojnë estetikën minimaliste, ky është momenti për të eksperimentuar. Neoni po shfaqet gjithnjë e më shpesh në mënyra të rafinuara, në veshjet e personazheve publikë, në editorialët e modës dhe, natyrisht, në pasarela. Por influenca e tij shkon përtej modës, shfaqet në videoklipe muzikore, modele flokësh, dizajn thonjsh, dekor shtëpiak, kopertina librash, madje edhe në artin bashkëkohor apo mobiljet me ngjyra të gjalla.
View this post on Instagram
Disa ide: