News

Ringjallja e konfliktit shekullor mes Tajlandës & Kamboxhias: Ç’duhet të dini

Ringjallja e konfliktit shekullor mes Tajlandës & Kamboxhias:
Reuters

 
Një mosmarrëveshje e vjetër kufitare midis Tajlandës dhe Kamboxhias u përshkallëzua ndjeshëm gjatë javës së kaluar, kur Tajlanda ndërmori sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake kamboxhiane dhe e akuzoi Kamboxhian për lëshim raketash dhe mjetesh të tjera luftarake.

Më shumë se 138,000 persona u zhvendosën për shkak të luftimeve, që janë më të përgjakshmet mes këtyre dy vendeve fqinje në më shumë se një dekadë dhe që kanë marrë jetën e të paktën 10 personave në Tajlandë dhe 13 në Kamboxhia.

Pse ka lindur mosmarrëveshja?

Mosmarrëveshja midis Tajlandës dhe Kamboxhias daton më shumë se një shekull më parë, kur Franca, e cila pushtoi Kamboxhian deri në vitin 1953, përcaktoi për herë të parë kufirin tokësor. Ky konflikt, që shtrihet përgjatë më shumë se 817 kilometra, ka qenë mollë sheri herë pas here gjatë viteve, i nxitur nga ndjenjat nacionaliste.
 
Episodi më i fundit nisi në maj, kur trupat shkëmbyen zjarr për një zonë të kontestuar, duke vrarë një ushtar kamboxhian. Kjo çoi në një sërë veprimesh reciproke nga të dy qeveritë: Tajlanda vendosi kufizime kufitare me Kamboxhian, ndërsa Kamboxhia ndaloi importin e frutave dhe perimeve, transmetimet e filmave tajlandezë dhe uli gjerësisht qasjen në internet nga Tajlanda.

Ringjallja e konfliktit shekullor mes Tajlandës & Kamboxhias:
 
Tensionet u përshkallëzuan më tej të, kur pesë ushtarakë tajlandezë u plagosën nga mina tokësore gjatë një patrullimi. Zyrtarët tajlandezë, që pretendojnë se minat janë vendosur së fundmi, mbyllën pikat kufitare në verilindje me Kamboxhian, tërhoqën ambasadorin dhe dëbuan ambasadorin kamboxhian në shenjë proteste. Kamboxhia tha se po e çonte në nivelin më të ulët marrëdhënien diplomatike me Tajlandën dhe tërhoqi të gjithë stafin e saj nga ambasada në Bangkok.
 
Cila është situata politike në të dy vendet dhe si mund të ndikojë konflikti kufitar?

Ringjallja e konfliktit shekullor mes Tajlandës & Kamboxhias:

Kamboxhia funksionon në praktikë si një shtet me një parti të vetme. U drejtua për afro katër dekada nga lideri autoritar Hun Sen, para se ky të dorëzonte pushtetin te djali i tij, Hun Manet, në vitin 2023. Hun Sen tani është president i Senatit dhe mbetet një figurë shumë e fuqishme në vend.

“Ai mund të jetë duke nxitur ndjenjat nacionaliste për të forcuar pozicionin e të birit”, thotë Matt Wheeler, analist i lartë në International Crisis Group, i cili shton se Hun Manet "qeveris në hijen e babait të tij dhe nuk ka një bazë të pavarur pushteti".

Të tjerë vërejnë se ky konflikt mund të shërbejë si një shpërqendrim i mirëpritur nga problemet ekonomike. Si Kamboxhia, ashtu edhe Tajlanda, përballen me skenarin e një tarife për faturimin e mallrave me 36% nga SHBA, vendim që hyn në fuqi më 1 gusht.
 
Ish-udhëheqësit – dikur miq të ngushtë, sot armiq
 
Tajlanda është në një periudhë të paqëndrueshme politike, me kryeministren Paetongtarn Shinawatra të pezulluar nga detyra dhe partinë e saj të akuzuar për mungesë veprimi të shpejtë në lidhje me krizën kufitare. Paetongtarn, vajza e liderit të njohur Thaksin Shinawatra, është kritikuar ashpër për mënyrën si e menaxhoi krizën, pasi një përgjim i një bisede të saj me Hun Sen doli në media. Ajo dëgjohej ta quante Hun Sen "xhaxha" dhe i thoshte se, nëse kishte ndonjë kërkesë, ajo do ta "kujdeset personalisht".

Paetongtarn gjithashtu shprehu komente përçmuese për një komandant të lartë ushtarak tajlandez, duke minuar një institucion shumë të fuqishëm në vend, që ka ndërhyrë shpesh në politikë. Kjo bisedë e regjistruar ishte veçanërisht dëmtuese për Paetongtarn, pasi Hun Sen njihet si mik i vjetër i familjes së saj dhe kritikët e akuzuan atë për vendosjen e lidhjeve personale përpara interesit të vendit.

Ringjallja e konfliktit shekullor mes Tajlandës & Kamboxhias:

Por, pas kësaj, shpërtheu një konflikt personal mes baballarëve të kryeministrave të Kamboxhias dhe Tajlandës. Hun Sen dhe ish-udhëheqësi populist tajlandez Thaksin Shinawatra, babai i kryeministres, të cilët dikur konsideroheshin miq të ngushtë, tani janë përfshirë në një përplasje të ashpër, duke shkëmbyer fyerje, kërcënime dhe akuza në rrjetet sociale.

“Partia e saj, Pheu Thai, është "në një situatë shumë të brishtë tani", tha Tita Sanglee, bashkëpunëtore kërkimore në Institutin ISEAS–Yusof Ishak, duke shtuar:

"Ata nuk kanë shumë zgjedhje përveçse të ndjekin atë që do ushtria". Qeveria mund të mendojë se mbajtja e një qëndrimi më të ashpër mund t’i rikthejë mbështetjen e publikut.
 
Si mund të zgjidhet kriza?

Kamboxhia ka kërkuar më parë ndërhyrjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) për të zgjidhur mosmarrëveshjen kufitare. Megjithatë, kjo nuk pritet të çojë në një zgjidhje, pasi Tajlanda nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate. Anwar Ibrahim, kryeministri i Malajzisë, i cili aktualisht kryeson organizatën rajonale ASEAN (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore), u bëri thirrje Tajlandës dhe Kamboxhias të “tërhiqen”.
 
Megjithatë, sipas Sanglee, është e pamundur që ASEAN, e njohur për politikën e saj të mosndërhyrjes, të jetë e aftë ose e gatshme për të ndërmjetësuar në këtë konflikt.

“E vetmja ndërmjetëse e mundshme e jashtme është Kina, sepse ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi Kamboxhian dhe gjithashtu mbi Tajlandën”, shtoi ajo.

Ringjallja e konfliktit shekullor mes Tajlandës & Kamboxhias:

Por, edhe pse Kina ka lidhje të forta ekonomike me të dy vendet, ajo konsiderohet më afër Kamboxhias. Kjo mund të krijojë pasiguri midis zyrtarëve në Bangkok. Po ashtu, vendet fqinje që janë tashmë të shqetësuara për dominimin e Kinës në rajon, mund të ndihen të kërcënuar nga ideja që Pekini të marrë këtë rol.
 
Kryeministri i përkohshëm i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, tha se luftimet duhet të ndalen përpara se të nisin negociatat. Ai tha se nuk ishte shpallur luftë dhe konflikti nuk po përhapej në më shumë provinca.
 
Hun Manet i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajë një mbledhje urgjente për të diskutuar krizën, duke e akuzuar Tajlandën për “agresion ushtarak të paprovokuar”.

Qëndrimi i SHBA dhe përshkallëzimi i konfliktit

“Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord të “takohen menjëherë” për të punuar drejt një armëpushimi”, pretendoi Donald Trump, pasi foli me udhëheqësit e të dy vendeve, ndërsa përpiqej t’i jepte fund përplasjeve të vazhdueshme.

Në postimet e tij në rrjetet sociale, Trump shkroi: “Të dyja palët janë në kërkim të një armëpushimi dhe paqeje të menjëhershme”, duke shtuar se nuk do të negociojë marrëveshje tregtare me asnjëra palë derisa të ndalen luftimet.

Ringjallja e konfliktit shekullor mes Tajlandës & Kamboxhias:

Megjithatë, zhvillimet e së dielës hodhën dyshime mbi pretendimet e Trump për një përpjekje të menjëhershme drejt armëpushimit. Ushtria tajlandeze deklaroi se ushtarët kamboxhianë hapën zjarr që herët në mëngjes në drejtim të një tempulli, një pike kontrolli dhe banesash civile. Në një deklaratë të ushtrisë thuhej se kjo “e detyroi shërbimin ushtarak tajlandez për të mbrojtur qytetarët dhe territorin, duke përdorur artileri me rreze të gjatë për të goditur hedhësit e raketave kamboxhiane”.

“Sa i përket ndërmjetësimit telefonik të presidentit amerikan Donald Trump mbrëmë, kjo është një çështje e ndarë nga ngjarjet që po ndodhin. Forcat ushtarake në terren vazhdojnë të veprojnë sipas taktikave ushtarake. Për sa i përket mundësisë së një armëpushimi, Tajlanda konfirmon se një armëpushim do të ndodhë vetëm nëse Kamboxhia ndërmerr nismën për të na kërkuar negociata.”

Kamboxhia reagoi duke thënë se Tajlanda ishte e para që sulmoi në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Këto akte dhune të qëllimshme dhe të koordinuara ndodhën pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të udhëhequra nga presidenti Donald Trump për të ndërmjetësuar një armëpushim", tha Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias, duke shtuar se përpjekjet e Trump ishin “mbështetur publikisht dhe pa mëdyshje” nga kryeministri kamboxhian.

Përplasjet u përhapën më herët të shtunën përgjatë kufirit, duke shpërthyer për herë të parë në provincën bregdetare të Tajlandës, Trat, dhe në provincën Pursat të Kamboxhias, më shumë se 100 kilometra nga zonat e tjera të konfliktit në kufirin e kontestuar.
 
Thirrjet ndërkombëtare për armëpushim janë shtuar që nga java e kaluar, kur mosmarrëveshja e vjetër kufitare midis dy vendeve shpërtheu në luftime të ashpra me përdorim të artilerisë së rëndë dhe sulme ajrore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”. Ambasadori i Kamboxhias në OKB, Chhea Keo, tha të premten se Kamboxhia kishte kërkuar një “armëpushim të menjëhershëm, pa kushte”, pas një takimi urgjent me dyer të mbyllura të mbajtur vonë të premten në mbrëmje në New York. Përfaqësuesi i Tajlandës në OKB, Cherdchai Chaivaivid, i kërkoi Kamboxhias të “ndalojë menjëherë të gjitha aktet armiqësore e agresive dhe të rikthejë dialogun me mirëbesim.”
 
Të shtunën në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias akuzoi Tajlandën për lëshimin e pesë predhave të rënda artilerie në disa vendndodhje në provincën Pursat, në anën jugore të kufirit të përbashkët, duke thënë se e dënonte këtë “akt agresioni të paramenduar dhe të paprovokuar”.
 
Tajlanda, nga ana tjetër, akuzoi Kamboxhian për nisjen e një sulmi në provincën fqinje të Trat-it, dhe deklaroi se forcat detare tajlandeze e kishin zmbrapsur “hyrjen” deri në orën 05:40 të mëngjesit.

Ringjallja e konfliktit shekullor mes Tajlandës & Kamboxhias:

Më shumë se 138,000 persona janë evakuuar nga zonat kufitare të Tajlandës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me familje që po strehohen në tempuj, shkolla dhe qendra komunale. Autoritetet kamboxhiane thanë se mbi 23,000 persona janë evakuuar nga zonat afër kufirit.
 
Më herët, kryeministri i përkohshëm i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, paralajmëroi se nëse situata përshkallëzohej, “mund të përfundonte në luftë”.

“Për momentin, përplasjet janë të kufizuara,” u tha ai gazetarëve në Bangkok, duke shtuar se Tajlanda po merrte masa për të “mbrojtur tokën dhe sovranitetin kombëtar”.

Të dy vendet kanë shkëmbyer fajësime për përplasjet. Tajlanda akuzoi Kamboxhian për sulme ndaj infrastrukturës civile, përfshirë një spital të goditur nga predhat dhe një pikë karburanti të goditur nga të paktën një raketë. Ndërsa Kamboxhia akuzoi Tajlandën për përdorimin e municioneve të tjera.
 
Dhjetëra kilometra në disa zona të kufirit 800 km të gjatë janë të kontestuara. Luftimet më parë kanë shpërthyer midis viteve 2008 dhe 2011, duke lënë të paktën 28 të vdekur dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur.
 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

----ringjallja-e-konfliktit-shekullor-mes-tajlandes-kamboxhias-duhet-te-dini-i83539