News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Ngjarje në botë/ AP/ Reuters (3)

Europa Jugperëndimore përvëlohet nga vala e tretë e të nxehtit, gushti i tretë më i nxehtë në historinë botërore

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

Gushti 2025 ishte muaji i tretë më i nxehtë në botë, me temperatura 1.29 gradë Celcius mbi nivelin paraindustrial, ndërsa Europa Jugperëndimore përjetoi valën e tretë të të nxehtit shoqëruar me zjarre masive.

Vetëm në Spanjë dhe Portugali janë djegur mbi 650 mijë hektarë tokë, duke e çuar sipërfaqen e djegur në kontinent në mbi 1 milion hektarë këtë vit.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike e kanë bërë më të mundshme dhe më ekstreme këtë kombinim të temperaturave të larta, thatësirës dhe erërave të forta.

Franca në krizë: Kryeministri François Bayrou rrëzohet pas vetëm 9 muajsh në pushtet

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Reuters

François Bayrou u hoq nga detyra si kryeministër i Francës pas vetëm nëntë muajsh, pasi humbi një votëbesim me 364 vota kundër dhe vetëm 194 pro, duke zhytur vendin në krizë politike.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili duhet të zgjedhë tashmë kryeministrin e tretë brenda një viti, përballet me një parlament të fragmentuar mes të majtës, qendrës dhe ekstremit të djathtë.

Opozita e majtë kërkon një kryeministër nga radhët e tyre, ndërsa ekstremi i djathtë e sheh rrëzimin e Bayrou si “fundin e agonisë së një qeverie fantazmë”.

Dhjetë të vdekur dhe 61 të plagosur pasi treni meksikan përplas një autobus me dy kate

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Reuters

Dhjetë persona humbën jetën dhe të paktën 61 të tjerë u plagosën në Meksikën qendrore, kur një tren mallrash u përplas me një autobus me dy kate që po përpiqej të kalonte hekurudhën.

Autoritetet thanë se viktimat përfshijnë shtatë gra dhe tre burra, ndërsa disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi pranë Atlacomulco-s, rreth 115 kilometra nga Mexico City, duke theksuar sërish problemin e shpeshtë të aksidenteve fatale me autobusë në Amerikën Latine.

Netanyahu kërcënon banorët e Gazës, ndërsa OKB-ja kritikon Izraelin për "vrasje masive"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Reuters

Netanyahu ka paralajmëruar banorët e Gazës të “largohen menjëherë”, ndërsa OKB-ja e akuzon Izraelin për “masakra” ndaj civilëve dhe pengim të ndihmave jetike.

Kombet e Bashkuara e quajtën ofensivën “krim mbi krim lufte”, ndërsa bombardimet izraelite kanë rrafshuar mbi 50 ndërtesa dhe shkatërruar qindra tenda të familjeve të zhvendosura.

Të paktën 52 palestinezë, mes tyre edhe fëmijë e gazetarë, u vranë të hënën, teksa uria dhe shkatërrimi thellohen në enklavë.

REELS

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: World Events/ AP/ Reuters (3)

Southwestern Europe swelters in third heatwave, third hottest August in world history

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

August 2025 was the third hottest month on record, with temperatures 1.29 degrees Celsius above pre-industrial levels, while southwestern Europe experienced its third heatwave accompanied by massive wildfires.

In Spain and Portugal alone, over 650,000 hectares of land have burned, bringing the burned area on the continent to over 1 million hectares this year.

Experts say climate change has made this combination of high temperatures, drought and strong winds more likely and more extreme.

France in crisis: Prime Minister François Bayrou falls after just 9 months in power

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Reuters

François Bayrou was removed from office as France's prime minister after just nine months, after losing a confidence vote by 364 votes against and only 194 in favor, plunging the country into political crisis.

President Emmanuel Macron, who must now choose his third prime minister in a year, faces a parliament fragmented between the left, the center and the far right.

The left-wing opposition wants a prime minister from among their own ranks, while the far right sees Bayrou's ouster as "the end of the agony of a phantom government."

Ten dead, 61 injured after Mexican train hits double-decker bus

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Reuters

Ten people were killed and at least 61 others injured in central Mexico when a freight train crashed into a double-decker bus trying to cross the railroad tracks.

Authorities said the victims include seven women and three men, while some of the injured are in serious condition.

The accident occurred near Atlacomulco, about 115 kilometers from Mexico City, highlighting once again the frequent problem of fatal bus accidents in Latin America.

Netanyahu threatens Gaza residents as UN criticizes Israel for 'mass murder'

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Reuters

Netanyahu has warned Gaza residents to "leave immediately," while the UN accuses Israel of "massacres" against civilians and obstructing vital aid.

The United Nations called the offensive "a crime upon war crimes," while Israeli bombings have leveled over 50 buildings and destroyed hundreds of tents of displaced families.

At least 52 Palestinians, including children and journalists, were killed on Monday as hunger and devastation deepen in the enclave.