Showbiz

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t dhe Selena-s

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t
Instagram @haileybieber/ @selenagomez

Hailey Bieber dhe Selena Gomez mund të kenë rindezur dramën e vjetër. Ato, në njëfarë momenti, u bënë follow në Instagram, por duket se epoka e “marrëdhënies së mirë” ka marrë fund, pasi gocat e kanë hequr njëra-tjetrën nga rrjeti social.

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t
 
Njerëzit syshqiponjë, morën gjithë kohën e botës që të futen në llogaritë e tyre dhe të shihnin pikërisht se ato s’e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, duke ndezur kështu thashethemet për rikthimin e armiqësisë së vjetër.

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t
 
Megjithatë, reagimet kanë qenë të ndryshme. Disa persona që kanë një jetë paksa më të zënë, u shprehën se “nuk e dinin fare që Selena dhe Hailey e ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram”; të tjerë thanë se mbase janë bërë block se mjaft u shtirën, ndërsa shumë përdorures të tjerë të rrjeteve sociale ishin të mendimit se kjo dramë është kthyer në sagë dhe është shumë e lodhshme.

“O Zot, jepini fund kësaj drame”; “Ende vazhdojnë të zihen këto?”; “Aha, e mirë, ja ku e morën prapë vëmendjen”, ishin disa nga komentet.

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t

Zanafilla e dramës së tyre lidhet me Justin Bieber, i cili ka qenë i lidhur me Selena-n në vitin 2010. Pas një pauze, ata u rikthyen sërish bashkë dhe më pas, i dhanë fund përfundimisht lidhjes në 2018-ën. Më tej, Justin u martua me Hailey Bieber.
 
Hailey deklaroi në një intervistë për “Call Her Daddy” në shtator 2022 se mes saj dhe aktores “ka vetëm dashuri”. Ato shokuan internetin gjatë tetorit 2022, kur u fotografuan bashkë në eventin e Academy Music.

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t

Megjithëse dukej sikur kishin bërë paqe, thashethemet për një konflikt mes tyre kanë vazhduar ndër vite.
 
Kur Hailey mori kërcënime për vdekje nga njerëzit në rrjetet sociale në vitin 2023, Gomez e mbështeti përmes Instagram Stories. “Gjithmonë kam promovuar mirësinë dhe vërtet dua që kjo të ndalojë,” shkroi asokohe aktorja dhe këngëtarja.
 
Që atëherë, Gomez dhe Bieber kanë treguar mbështetje për postimet e njëra-tjetrës në rrjete sociale. Së fundmi, ish-ylli i Disney Channel i bëri like një postimi nga llogaria Rhode Skin e Hailey-t, ku ajo festonte kopertinën e saj të parë për Vogue muajin e kaluar.

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t

Kur këngëtarja e “Same Old Love” u fejua me të dashurin e saj, Benny Blanco, në dhjetor 2024 pas një viti lidhje, Hailey i bëri gjithashtu like postimit.

Rindizet drama? Interneti sapo u përqendrua te veprimi i fundit i Hailey-t
 
Ndërsa marrëdhënia e Selena-s dhe Benny-t duket e lumtur, çifti Bieber është përballur me spekulime të shumta për statusin e tyre të martesës, të nxitura edhe nga shpërthimet enigmatike që Justin bën në Instagram.

E pra, shumë drama, e dimë! 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb