Personazhet e dashur të "Friends" më në fund do të rikthehen. Aktorët kanë konfirmuar ribashkimin për një seri që do zgjasë dy orë dhe do shfaqet në datën 21 shkurt. Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross do të takohen dhe njëherë, për herë të fundit, në kujtim të regjizorit James Burrows.
Lisa Kudrow, aktorja që luante Phoebe-n, ka thënë se është shumë kurioze të shikojë se çfarë janë duke bërë pas kaq shumë kohësh kolegët e saj. “Tani që jemi prindër dhe më të përgjegjshëm, druaj se 'Friends-at' nuk do të jenë më njësoj.”
I gjithë grupi pritet të shfaqet në television pas 11 vitesh, kohë gjatë së cilës admiruesit e tyre kanë kërkuar me ngulm një ritakim. Megjithatë, realizimi do të jetë i vështirë sepse të gjithë aktorët kanë axhenda të ngjeshura këtë periudhë.
Burimi: The Independent /Përshtati: Ergisa Bejkollari