Gjatë koncertit të saj në Cincinnati, Rihanna i dha një prej fansave të saj një mundësi për të kënduar para mijëra personash dhe ai ia doli më së miri. Ajo sapo kishte nisur të këndonte hitin e saj “Four Five Seconds” dhe ia drejton mikrofonin djalit i cili ishte në rreshtin e parë.
Dhe jo vetëm publiku por edhe vetë këngëtarja ka mbetur e surprizuar nga talenti i tij. Ajo ka vijuar të improvizojë duetin me fansin dhe ka shprehur me mimikë habinë e saj teksa ka dëgjuar zërin e TJ, i cili siç është zbuluar më vonë, ka qenë një anëtar kori. Ai shpreson se dueti me yllin e muzikës mund ta çojë atë një Broadway.
Burimi: TMZ/ Përshtati: Kristi Tashi