Rihanna-s i pëlqen të ndihmojë njerëzit, sidomos kur bëhet fjalë për Chris Brown. Pasi ajo është informuar se Royalty, vajza e reperit mund të jetë në rrezik ndërkohë që policia është në kërkim të babait jobiologjik të vogëlushes, ajo është ofruar të kujdeset për të.
King Ba, është personi që rezulton si babai i Royalty-s në çertifikatën e lindjes e që kërkohet nga policia, e ndërkohë që Chris Brown do të jetë i angazhuar me turin e tij muzikor përqark botës, Riri do të kujdeset për vajzën e vogël, ose të paktën kështu dëshiron ajo.
Prej kohësh përflitet se mes Rihanna-s dhe Chris Brown ka sërish diçka, por kjo ‘ofertë’ e Riri-t e konfirmon më së miri, apo jo?
Burimi: Hollywoodlife