Anëtarët e grupit ABBA janë ribashkuar të mërkurën për të festuar hapjen e një restoranti suedez i frymëzuar nga grupi i famshëm. Anëtarët themelues Björn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Fältskog dhe Anni-Frid Lyngstad dolën si rrallëherë së bashku.
Kjo bandë fillimisht ishte e përbërë nga dy çifte të martuara dhe u nda pasi të dyja çiftet u divorcuan, domethënë ata shkëlqyen nga viti 1970 deri në 1982. Megjithëse duken shumë bukur, kur u pyet njëri prej anëtarëve të grupit, Andersson nëse do bashkohej grupi sërish për të kënduar, ai tha: “Nuk mendoj kështu.”
Ky nuk është lajmi që fansat e tyre do të donin, por të paktën herën tjetër që do të shkojnë në Stokholm do kenë mundësinë të shkojnë në këtë restorant dhe të shijojnë muzikën e tyre.
Burimi: Daily Mail; Përshtati: Klarida Bregaj
NDIQNI VIDEON ME HIT-IN E TYRE "MAMMA MIA"