Prej kohësh qarkullojnë zëra për një ribashkim të Friends. Të mërkurën në mbrëmje, tre prej miqve u shfaqën në programin e Jimmy Kimmel-it.
Prezantuesi kishte ftuar Jennifer Aniston-in dhe i tha asaj se kishte shkruar një skeç dhe dëshironte që ajo të aktronte. Më pas ai tregoi se skuadra e tij e produksionit kishte rikrijuar në detaje apartamentin e Monica-s. Më pas u shfaqën edhe Courteney Cox dhe Lisa Cudrow. Ndërsa vajzat morën rolet e tyre të vjetra, Jimmy luajti rolin e Ross-it dhe gjatë skeçit e justifikoi mungesën e Chandler dhe Joey, duke i deklaruar të vdekur, pasi i kishte kafshuar majmuni i Ross-it.
Me gjithë dëshirën e aktoreve për një ribashkim të mirëfilltë dhe një rikthim të Friends në ekran, diçka e tillë ngelet e pamundur, pasi është shumë e vështirë mbledhja e të gjashtëve.
Burimi: Daily Mail