Dy meshkuj që takohen në një lokal dhe kalojnë fundjavën së bashku: asgjë e çuditshme, por jo për të gjithë, të paktën për disa qytete të Italisë.
Ky është një film nga Andrew Haigh i quajtur “Weekend”, i cili është ndaluar në mbi 1,100 kinema italiane. Ai u klasifikua si “i pavlefshëm, i papërdorueshëm dhe i paprecedentë”. Temat kryesore të filmit, homoseksualiteti dhe droga, ishin argumentat që u përdorën për të censuruar filmin. “Ëeekend u publikua në fillim në vitin 2011, por për shkak të suksesit që pati në shumë vende, u vendos të shfaqej sërish. Por këtë herë, qytete si Bergamo, Padova dhe Firence, vendosën të mos i lejonin kinematë ta transmetonin atë, vetëm sepse personazhet kryesore ishin homoseksualë” ka thënë një përfaqësues i grupit që punoi në realizimin e filmit.
Burimi: The Independent / Përshtati: Ergisa Bejkollari