Lifestyle

Pse të ngrënit në shoqërinë e njerëzve të tjerë ndikon në shëndetin tonë

Pse të ngrënit në shoqërinë e njerëzve të
FOTO: UNSPLASH

Të ulesh në tavolinë me miqtë dhe familjen të bën më të lumtur dhe natyrisht që kjo ndikon edhe në shëndetin tonë. Këtë fakt e vërtetojnë dy studimet e fundit që kanë treguar se të ngrënit jo vetëm, por me njerëz të tjerë është një zakon që na bën mirë.

Studimi i parë u realizua nga “Minessota University” dhe u botua në revistën “Family, System and Health”", që analizon zakonet dhe ritualet e përditshme të shëndetit në Itali, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara. Në të morën pjesë mbi një mijë persona nga secili vend. I dyti është një raport i botuar në revistën "Nutrition Research", i cili analizon studimet që konfirmojnë se si të ngrënit së bashku është një zakon i mirë për shëndetin tuaj, ju bën më të lumtur dhe më pak të stresuar.

Në studimin e parë, të intervistuarit thanë se ishin në humor më të mirë në fund të vakteve që konsumuan në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe e mbajtën këtë gjendje përgjatë gjithë ditës.

Të ngrënit së bashku forcon marrëdhëniet

Sipas dy studimeve, u gjetën lidhje pozitive mes shpeshtësisë së vakteve të përbashkëta dhe forcimit të raporteve sociale. Në Itali, 74% e të intervistuarve thanë se hanë gjashtë ose më shumë vakte në javë me familjen ose miqtë.

Është një zakon i shëndetshëm

Ulja në tavolinë në shoqërinë e njerëzve bën mirë për edhe për trupin tuaj. Sipas, profesorit Francesco Visoli në universitetin e Padovës: "Konteksti social ka ndikim të thellë në sjelljen e të ngrënit. Kur njerëzit shijojnë një vakt, ata i japin përparësi shëndetit dhe mirëqenies, gjë që favorizohet edhe nga ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi i frutave dhe perimeve.”

Kujdes rrjetet sociale!

Por, në gjithë këtë gamë aspektesh pozitive që vijnë nga e ngrëna së bashku me njerëz të tjerë, ju duhet të keni kujdes nga ndërveprimi me telefonin dhe pajisjet elektronike. Fotot, videot, postimet në Instagram janë shpesh sporti i preferuar për njerëzit, por kjo përkeqëson situatën. Sipas studiuesve, përdorimi i telefonit gjatë vakteve nuk le kohë për biseda dhe diskutime interesante dhe si pasojë lidhja me personat e tjerë në tavolinë nuk është aq e fortë dhe tërheqëse.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Festat kërkojnë pak më shumë shkëlqim dhe @chantel_online e ka ✨ Zbulo Chantél Christmas Edition - fustane limited edition, të punuara me dorë dhe me shumë dashuri, perfekte për netët festive. 💖

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Why eating in the company of other people affects our health

Pse të ngrënit në shoqërinë e njerëzve të
PHOTO: UNSPLASH

Sitting at the table with friends and family makes you happier and of course this affects our health. This fact is confirmed by the last two studies that have shown that eating not alone, but with other people is a habit that is good for us.

The first study was conducted by the "Minnesota University" and published in the journal "Family, System and Health", which analyzes daily health habits and rituals in Italy, Germany and the United States. More than a thousand people participated in it. from each country.The second is a report published in the journal "Nutrition Research", which analyzes studies that confirm how eating together is a good habit for your health, makes you happier and less stressed.

In the first study, interviewees said they were in a better mood at the end of meals they consumed in the company of other people and maintained this state throughout the day.

Eating together strengthens relationships

According to two studies, positive relationships were found between the frequency of shared meals and the strengthening of social relationships. In Italy, 74% of respondents said they eat six or more meals a week with family or friends.

It is a healthy habit

Sitting at the table in the company of people is good for your body as well. According to Professor Francesco Visoli at the University of Padua: "The social context has a profound influence on eating behavior. When people enjoy a meal, they prioritize health and well-being, which is also favored by healthy eating and consumption of fruit and vegetables. vegetables."

Attention social networks!

But, in all this range of positive aspects that come from eating together with other people, you should be careful about interacting with your phone and electronic devices. Photos, videos, posts on Instagram are often people's favorite sport, but this makes the situation worse. According to researchers, using the phone during meals does not leave time for interesting conversations and discussions, and as a result, the connection with other people at the table is not as strong and attractive.

Suggested articles: