Metropolitan

Pse Rama duhet të falenderonte gazetarët

Është e qartë tashmë që Obama dhe sjelljet e tij frymëzojnë qeverinë Rama, po aq sa Beyonce dhe veshjet e saj frymëzojnë këngëtarët shqiptarë. Por si një “body” i sajuar me tegela të dukshme keq, mbi vithe të sheshta të ndonjë këngëtareje shqiptare që ia merr veshjen Beyonces nga skena e Grammy Awards dhe ia përshtat mot-a-mot në skenën e improvizuar të një diskoteke në fshat për 500 vetë, ashtu edhe “The Darka of the Gazetarëve” është një kopje e shëmtuar e darkës së korrespondentëve të Obamës. Dëshira fillestare është fantastike: Gazetarë që kritikojnë haptazi kryeministrin, kryeministri qe hedh batuta për gazetarët dhe në fund secila palë mirëkuptohet, troket gotat dhe të nesërmen rikthehen në rolet e tyre: Kryeministri në mbrojtje dhe gazetaria në sulm.

Por problemi qëndron që çdo gjë fantastike/të lirë/demokratike që duam të kopjojmë, e përziejmë me personalitete dhe sjellje tipike të një vendi ende provincial dhe të uritur dhe sërish bëhemi qesharakë.

Duke lexuar fjalimin e kryeministrit Rama gjatë “The Darka of the Gazetarëve” të Shqipërisë, kuptova që Rama kishte gjetur kohën më të papërshtatshme për të sulmuar mediat shqiptare për viktimizimin që i bënin. Do të ishte më bukur (dhe më Obama-esque) të kishte qëndruar tek sulmet e personalizuara të vjetshme, sesa të qahej në një fjalim që i ngjante një sms-je gërrnjare “çarçaf” që shoqja ja dërgon shoqes pas një sherri, për sulmet e gazetarëve. Sepse këtë vit, vetëm gazetari nuk ka patur. Ka patur shumë biznesmenë, shumë mbajtës mikrofonash dhe shumë VIP-a panelesh e tapetesh. Por jo gazetarë.

Rama sulmoi terrenin më të përçarë të dekadës së fundit në media dhe u ankua, kur në fakt këtë vit ai duhej të ndihej më fatlumi si njeri i pushtetshëm që është, për atë çfarë bënë mediat me njëra-tjetrën.

Ky ishte viti që gazetarët “hapën barkun” kundër njëri-tjetrit në formën më të shëmtuar, kur miqtë u bënë armiq dhe nxorrën të palarat për një pronë në plazh a në mal. Ky ishte viti kur nxjerrja në rrugë e një grupi gazetarësh pas mbylljes së një televizioni, u duartrokit nga kolegët e tjerë të cilët u kënaqën më faktin se tashmë do të ishin më të mirë-paguar se ata që ishin shumë të mirëpaguar. Ky ishte viti kur drejtori i emisionit më opozitar ndaj qeverisë u akuzua për emërimin pa të drejtë të djalit të tij në krye të një institucioni. Ky ishte viti kur gazetarët politikë hapën media online dhe papritur e vunë gazetarinë në funksion të biznesit, duke shkelur mbi çdo rregull etike, madje edhe parimet e tyre të gazetarisë në emër të klikimeve. Ky ishte viti kur edhe vetë një ish-gazetar, Ben Blushi u tall me kolegët e tij haptazi në librin “Kandidati.” Ky ishte viti kur gazetarë me eksperiencë e ndikim në media u pushuan pa paralajmërim si stazhierë nga televizione që vetëquhen si lider në etikën ndaj punonjësve dhe kur ata të papunët që kapen pas kolltuqeve të paneleve, u etiketuan si “të guximshëm” nga familja Rama. Ky ishte viti ku gazetarë profesionistë dhe pedagogë në fakultet, i mësuan stafit të tyre të ri se është ok të vjedhësh lajme nga media të tjera, është ok të mos citosh burimin, është ok të deformosh lajmin, të mos e korrigjosh atë nëse e ke gabim, është ok të tallesh e të ofendosh njerëz publikë, sepse në fund të ditës vlejnë lekët dhe emri rregullohet. Ky ishte viti kur gazetarët e kthyer në biznesmenë online, luajtën me standarte të dyfishta : Nga njëra anë akuzuan qeveritarë e nxorrën lajme njerëzish të thjeshtë që shkelnin ligjin dhe nga ana tjetër e shkelnin atë me të dyja këmbët kur erdhi puna tek TVSH-ja dhe deklarimi i punonjësve. Ky ishte viti kur televizionet kombëtare u bënë shpesh më ‘servilë’ se televizioni shtetëror dhe gazetarët e shtetërorit ndryshuan emër por jo konformizmin ndaj pushtetit.

Ky nuk ishte as vit të guximshmish, as vit realistësh, as vit reformistësh dhe as vit analistësh. Ku ishte viti i tregut të lirë primitiv, ku gazetaria politike/ekonomike dhe sociale u shkëmbye për një tufë klikimesh dhe të ardhurash nga reklama (nuk po guxoj të them “gjoba” sepse nuk kam fakte). Gazetarinë këtë vit e bënë njerëz të thjeshtë që me celularë në duar denoncuan probleme me zbatimin e ligjit, me sistemin shëndetësor apo arsimor. Dhe analizën më të mirë e bënë njerëz të profesioneve të tjera,  shumë larg gazetarisë, që morën famë me statuset e tyre shpotitese në rrjetet sociale. 

Ndaj kryeministri bëri gabim që u tregua aq i ndjeshëm dhe i revoltuar ndaj gazetarëve në fjalimin e tij. Po të isha unë, do ta nisja me një falenderim shumë të madh për atë çfarë gazetarët i bënë emrit dhe profesionit të tyre këtë vit dhe se sa shumë e ndihmuan qeverinë të ecte përpara duke u prerë e u vrarë me njëri-tjetrin dhe duke humbur besimin tek njerëzit për vërtetësinë e atyre që shkruanin.

Ky nuk ishte viti i gazetarisë dhe fatkeqsisht për PR-in (Endri Fugën) e kryeministrit, ky këndvështrim i shpëtoi keqazi nga duart dhe akoma më fatkeqësisht, Rama në vend të ironizonte (si mjeshtër ironie që paraqitet shpesh) gjendjen e medias këtë vit; duke i sulmuar ata me fjali ngashëryese kilometrike, kryeministri iu dha një arsye më shumë të pranishmëve në sallë që të vetëndihen gazetarë të lirë e të guximshëm edhe për një vit të ardhshëm. Dhe të vazhdojnë të bëjnë atë që s’e bënë këtë vit: Gazetarinë.

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco