Metropolitan

Pse konkurrentja e Sanremo-s po përflitet kaq shumë

Pse konkurrentja e Sanremo-s po përflitet kaq shumë
Getty

Këtë vit debutoi në Sanremo, BigMama, 23-vjeçarja me origjinë një fshat në provincën e Avellino, e cila emrin real e ka Marianna Mammone. E përfolur shumë për këngën e saj, e reja është aktualisht artistja më e diskutuar e festivalit.

Arsyeja? Kënga e saj, quhet “La rabbia non ti basta” (“Zemërimi nuk mjafton”), një këngë shumë e fuqishme që ka ritme rap, dance dhe pak elektronike.

Marianna po përflitet shumë prej faktit se kënga vjen si një dedikim ndaj vetes. E shkruar si një letër ndaj vetes, BigMama ka folur për dhimbjet që ka ndjerë në 23 vite të jetës së saj. Duke nisur nga bullizimi prej pamjes dhe peshës e deri tek abuzimi seksual, këngëtarja pranon se muzika e ka ndihmuar të shërojë shumë nga këto plagë.

“Kur më tallnin duke shkuar në shkollë me autobus, vendosja kufjet dhe vetëm dëgjoja muzikë. Kur isha 13 vjeç nisa të shkruaja këngë dhe të shfryja inatin dhe nervat në këngë”, ka rrëfyer BigMama.

Këngëtarja e njohur ka deklaruar se shpreson të ndihmojë këdo që dëgjon të ndihet më mirë dhe të mos mendojë se është vetëm pavarësisht çfarë po kalon.

Përveç gjithë problemeve që ka listuar, Marianna ka kaluar edhe tumor kur ishte 20 vjeç. Pas 12 ciklesh kimio, ajo arriti ta mposhtë tumorin.

Pse konkurrentja e Sanremo-s po përflitet kaq shumë
Getty

“Unë vij nga një familje e varfër, jam një grua, repere dhe e shëndoshë. I kam të gjitha”, ka thënë në një intervistë këngëtarja, e cila tashmë e ka kthyer në mision të ndihmojë të rinjtë me përkushtimin social dhe nëpërmjet muzikës.

Pavarësisht performancës shumë të bukur që dha në skenë më zërin e fuqishëm dhe stilin unik, në media, e komente në rrjete sociale BigMama përsëri u komentua negativisht. Një gazetar bëri një postim duke komentuar fizikun e këngëtares. Ndërsa drejtues të festivalit kërkuan të merren masa nga Burimet Njerëzore të Rai1 për deklaratën në fjalë. Drejtori i Përgjithshëm i Rai1, Roberto Sergio kërkoi marrjen e masave disiplinore ndaj gazetarit.

Pse konkurrentja e Sanremo-s po përflitet kaq shumë

Megjithatë mbështetja ndaj saj në X (ish-Twitter) nga fansa dhe shumë persona të tjerë ka qenë e madhe.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove