Relationships

Pse gënjeshtrat ndaj fëmijëve nuk janë një zgjidhje

Pse gënjeshtrat ndaj fëmijëve nuk janë një zgjidhje

Së fundmi, një mënyrë "kreative" për të shmangur situatat sfiduese me fëmijët po bëhet virale: përdorimi i inteligjencës artificiale për të sajuar përgjigje dhe për të gënjyer. Për shembull, disa prindër simulojnë një telefonatë ku një "zë autoritar" nga AI thotë se diçka nuk është e mundur - si p.sh., se lodra e preferuar nuk është më në shitje apo se një vend i dëshiruar është mbyllur. Në pamje të parë, kjo mund të duket si një zgjidhje e shpejtë dhe praktike. Por, a është kjo vërtet një mënyrë efektive dhe e shëndetshme për të përballuar sfidat prindërore?

Gënjeshtrat ndaj fëmijëve kanë pasoja serioze

Sipas studimeve, gënjeshtrat prindërore ndikojnë negativisht në marrëdhënien prind-fëmijë dhe lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të sjelljeve të pandershme te fëmijët. Kur një fëmijë e kupton se prindi ka zakon të gënjejë, ai priret të imitojë këtë sjellje në mjediset e veta sociale. Për më tepër, kjo mund të çojë në vështirësi emocionale dhe në uljen e ndjeshmërisë ndaj ndershmërisë.

Në vend që t’i mësoni fëmijës se gënjeshtrat janë një mënyrë për të shmangur situatat e sikletshme, detyra juaj si prind është t’i mësoni atij se si të përballet me zhgënjimet dhe emocionet.

Të thuash “Jo” nuk është gjithmonë e gabuar

Është më e lehtë të shmangësh një krizë emocionale te fëmija duke përdorur një truk si ky, por mësimi i sjelljeve të gabuara apo refuzimi i një dëshire janë të domosdoshme për zhvillimin e fëmijës. Në fakt, janë një mundësi për t’i mësuar fëmijës aftësi të reja si:

Identifikimi i emocioneve: P.sh., “Je i zemëruar sepse doje të haje makarona dhe kjo është në rregull.”

Menaxhimi i zhgënjimit: Duke u treguar fëmijëve se ndjenjat e pakëndshme janë të përkohshme dhe jo të rrezikshme.

Ndërtimi i empatisë dhe ndjeshmërisë: Kur prindi i qëndron pranë fëmijës në një situatë sfiduese, ai ndihmon në forcimin e lidhjes emocionale dhe zhvillimin e vetëkontrollit.

Nëse një fëmijë shpërthen sepse nuk mund të marrë atë që dëshiron, ky nuk është një dështim prindëror. Përkundrazi, është një mundësi për të treguar qetësi, empati dhe udhëzim. Gënjeshtrat mund të duken si një “shpëtim i shpejtë”, por në planin afatgjatë, ato pengojnë zhvillimin emocional të fëmijës dhe marrëdhënien tuaj me të.

Refuzimet nuk janë një gabim në sistemin e tyre të zhvillimit - janë pikërisht mekanizmi përmes të cilit ata mësojnë si të përballojnë jetën. Dhe për këtë, ata kanë nevojë për prindër të pranishëm, të ndershëm dhe të durueshëm.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why lying to children is not a solution

Pse gënjeshtrat ndaj fëmijëve nuk janë një zgjidhje

Recently, a "creative" way to avoid challenging situations with children is going viral: using artificial intelligence to make up answers and lie. For example, some parents simulate a phone call where an "authoritative voice" from AI says that something is not possible - such as, that a favorite toy is no longer on sale or that a desired location is closed. At first glance, this may seem like a quick and practical solution. But is this really an effective and healthy way to deal with parenting challenges?

Lying to children has serious consequences

According to studies , parental lies negatively affect the parent-child relationship and are related to the further development of dishonest behavior in children. When a child realizes that the parent has a habit of lying, he tends to imitate this behavior in his own social environments. In addition, it can lead to emotional difficulties and reduced sensitivity to honesty.

Instead of teaching your child that lies are a way to avoid embarrassing situations, your job as a parent is to teach them how to deal with frustrations and emotions.

Saying "No" is not always wrong

It is easier to avoid an emotional crisis in the child using a trick like this, but learning wrong behaviors or denying a desire is necessary for the child's development. In fact, they are an opportunity to teach the child new skills such as:

Identifying emotions : E.g., "You're angry because you wanted to eat pasta, and that's okay."

Managing frustration: Showing children that unpleasant feelings are temporary and not dangerous.

Building empathy and sensitivity: When the parent stands by the child in a challenging situation, it helps strengthen the emotional bond and develop self-control.

If a child throws a tantrum because he can't get what he wants, that's not a parenting failure. Rather, it is an opportunity to show calmness, empathy and guidance. Lies may seem like a "quick fix," but in the long run, they hinder your child's emotional development and your relationship with him.

Rejections are not a flaw in their developmental system - they are the very mechanism through which they learn how to cope with life. And for this, they need present, honest and patient parents.