
Nëse ndiheni se nuk keni fat me dhuratat dhe njerëzit shpesh ju zhgënjejnë me zgjedhjet e tyre, historia e Margot Robbie mund t’ju qetësojë. Në një intervistë për "Complex", Margot Robbie u pyet mbi dhuratën më të keqe që kishte marrë ndonjëherë.
“Shumë vite më parë, kur sapo kisha filluar karrierën, një aktor me të cilin punoja më dhuroi një libër me titull "Pse gratë franceze nuk shëndoshen", pra ai ishte një libër përmes të cilit po më sugjeronte të haja më pak," tha ajo.

Reagimi i saj në atë kohë, siç tregoi, ishte i drejtpërdrejtë:
“Unë thjesht shtanga dhe i thashë: 'Ik p*rdhu.’”
Më pas, ajo tha se nuk ia kishte idenë se ku mund të ishte tani ai aktor, por pasi tha këtë iu drejtua kamerës me humor:
“Karriera jote ka mbaruar, zemër.”
Margot Robbie ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Veshjet e saj gjatë promovimit të filmit "Wuthering Heights" kanë qenë mahnitëse, dhe këtë e ka vërtetuar çdo dalje publike.

Filmi pati premierën botërore më 28 janar 2026 në TCL Chinese Theatre në Los Angeles, ku të pranishëm ishin kritikë filmi, medie, aktorë dhe gazetarë. Reagimet e para e përshkruan si sensual, emocional dhe vizualisht mbresëlënës, ndërsa gazetarja Ada Enechi nga BuzzFeed UK e përmblodhi shkurt: “Ose do ta dashuroni, ose do ta urreni.” Për publikun e gjerë, filmi do të shfaqet në kinema më 13 shkurt 2026.



