
Pas 50 ditësh që prej fillimit të këtij edicioni të pestë, “Big Brother” festoi si çdo vit thyerjen e rekordeve të shikueshmërisë. E po, kjo arritje, nuk mendojmë se është rezultat i banorëve dhe lojës së fortë të tyre, më shumë se sa interesi që vetë ky program ngjall. Nejse, urojmë që për aq sa ka mbetur të fillojë loja.
#1. (Mos) Reflektimi i Rogertit
Që kur filloi fjalinë me “Unë jam njeri i pastër” e kuptuam sa kishte reflektuar Rogerti. Tre banorët që ai dëshironte të takonte gjatë qëndrimit në dhomën e reflektimit ishin Mali, Stenaldo dhe Selin, por vetëm kjo e fundit zgjodhi ta vizitonte. Mes gjithë banorëve, Rogerti ka krijuar vetëm dy miq brenda shtëpisë, Juelën dhe Artanin. Ata u siguruan ta informonin për çdo gjë gjatë izolimit dhe kjo i acaroi shumë banorët e tjerë.
Nuk e dimë se çfarë qëllimi pati qëndrimi i tij në dhomën e reflektimit, pasi ai mbeti po i njëjti, debatet për ofendimet e tij rifilluan, por Rogerti krijoi një listë, lista e armiqve. Në këtë pikë nuk e kuptuam nevojën e kësaj, pasi ai me të gjithë zihet, por paska të reja. Përveç disa banorëve, pjesë të saj kishte bërë edhe Monikën me Arbrin.
#2. Rogerti vazhdon të mbetet pjesë e garës
Vendimi për Rogertin u shpall shpejt, fundja na prisnin gjëra më të rëndësishme (si hyrja e Luizit). Siç e parashikuam, publiku vendosi që ai të rikthehej në shtëpi. U afrua të përqafonte banorët po asnjëri nuk iu përgjigj lumturisë së tij. Reflektimi bëri punën e vet, dhe debati me Inën filloi më shpejt se sa ai u ul në divan.
#3. Rikthehemi te Selin dhe babai (Miri).
Marrëdhënia mes kunatave ka filluar të tronditet dhe molla e sherrit është Miri. Selin shpëtoi Gimbon, ndërsa Miri, Gretën, gjatë zinxhirit të shpëtimit mbrëmjen e së martës, dhe kjo solli disa debate. Selin ka filluar të kuptojë që marrëdhënia me Mirin nuk është më si më parë. Greta nuk kupton ç’po bëhet, fundja Miri dikur donte që ajo të ishte jashtë shtëpisë, por sërish zgjodhi ta shpëtonte (sakrificat që babai bën për vajzën pra).
Mes kunatës dhe Gimbos, Selin kupton se në lojë, ai që i intereson është Miri. Por, ky i fundit ka filluar të jetë xheloz për kohën që ajo po kalon me Gimbon, gjithmonë për shkak të lojës. Lojtarë të mëdhenj paska patur kjo shtëpi, vetëm ne nuk po arrijmë t’i dallojmë, nejse.
Pasi dëgjoi shqetësimin e Mirit, Vëllai i Madh u sigurua që Selin dhe Gimbo të kalonin edhe më shumë kohë bashkë në dhomën e rrëfimit. Klipi i shumëpritur mes të dyve u transmetua, Selin dhe Gimbo qeshën shumë, po Mirit kushedi sa i shkoi tensioni.
#4. Miri, Selin dhe butoni
Diskutimi mes Mirit dhe Selin filloi menjëherë gjatë publicitetit. Teksa qëndronin në oborr bashkë me Gimbon, me t’u larguar ai filloi biseda e vërtetë mes të dyve. Selin ishte e acaruar sepse Miri nuk po e kuptonte lojën e saj, por kush është loja? Folën me kode, por e vetmja gjë që na mbeti në mendje ishte fjala buton.
Butoni ndoshta ishte Gimbo, të paktën këtë kuptuam kur Miri i tha mos e afro aq shumë butonin. Ndryshe nga Miri, pasi pa videon, Selin u nxitua të shpjegonte se ajo fjalë nuk lidhej me të, por nuk e besuam shumë, madje as butoni (Gimbo) nuk i besoi. Pasi të gjithë u përpoqën të analizonin komunikimin mes tyre dhe çdo përfundim ishte kundër Selin, ajo tha se do të distancohej nga Gimbo.
#5. Kristi surprizohet nga vëllezërit
View this post on Instagram
View this post on Instagram
#6. Dy banorë bëhen pjesë e shtëpisë
Alessio Alia dhe Marko Luca janë dy banorët e rinj që u bënë pjesë e “Big Brother”. Ora po shkon një e mëngjesit dhe ne po presim hyrjen që është paralajmëruar prej ditësh, por ky program gjithmonë ka ditur ta sfidojë durimin tonë.
#7. Erdhi momenti! Luizi bëhet pjesë e “Big Brother” (për disa ditë)
Siç edhe ishte paralajmëruar, Luizi do të jetë disa ditë në shtëpi. Loja duhet të fillojë dhe meqë asnjë nga banorët nuk po bën asgjë, luani vendos të rikthehet. Artani fiton lotarinë, ose të paktën kështu beson, pasi vëmendja do të jetë te ai për një kohë.
Loja e Luizit gjatë qëndrimit do të jetë krah banorit që thuajse e kishim harruar që ishte, Artanit. Ai hap kutinë e Pandorës dhe përballet me surprizën. Përpara se të themi çfarë zbuloi le të ndajmë të vërtetat nga gënjeshtrat.
Artani dhe Luizi do të funksionojnë si lojtarë të vetëm, por për pak ditë. Sa i takon së keqes që kutia e Pandorës kishte edhe ajo është një gënjeshtër, por banorët nuk e dinë akoma. Artanit iu kërkua të zgjidhte dy banorë, të cilët njësoj si ai do të funksiononin si një lojtar i vetëm. Ai zgjodhi Mirin dhe Brikenën, ndërsa Mateo ngriu.
Televotimi u hap menjëherë dhe përballë njëri-tjetrit qëndrojnë dy çiftet, Artani me Luizin, dhe Brikena me Mirin. Por, ky nuk është televotimi i vërtetë. Të martën, në nominim do të jenë banorë të tjerë, por ata në shtëpi do ta zbulojnë në momentin e fundit.