Metropolitan

Pse Berlini për pak sa u përjashtua nga ‘La Casa de Papel’

Pse Berlini për pak sa u përjashtua nga ‘La Casa de Papel’

Ashtu si në sezonin e tretë dhe të katërt, Pedro Alonso, që luan personazhin e Berlinit në “La Casa de Papel”, u shfaq përmes kujtimeve të personazheve. Pavarësisht karakterit të tij, Berlini ka një numër të madh fansash që e simpatizojnë. Megjithatë, ky personazh për pak sa u përjashtua nga seriali.

Krijuesi i “La Casa de Papel”, Alex Pina, në një dokumentar të fundit “Money Heist: The Phenomenon”, foli rreth vendimit.

“Dikush më tha:Ky personazh nuk përshtatet me kohën. Duhet ta heqësh."

Megjithatë Pina u shpreh se pavarësisht idesë për ta hequr nga seriali, një vendim i tillë nuk u mor, sepse Berlini i duhej fabulës.

“Ai është narcist dhe psikopat në shumë mënyra. Por ne na duhet një karakter i tillë. Audienca mund të vendosë lirshëm në anën e kujt dëshiron të jetë, apo jo?”

Pse Berlini për pak sa u përjashtua nga ‘La Casa de Papel’

Pina shtoi se vazhdon të mendojë se personazhi i Berlinit është tërheqës në serial.

“Nëse televizioni është i çuditshëm, është sepse ka shumë gjëra të mërzitshme. Unë e di që ai nuk është njeriu me të cilin dëshironi që të martohet vajza juaj, por është një pasqyrë e shoqërisë.”

Në vazhdim, Alex Pina u shpreh se është i vetëdijshëm për lidhjen që ka publiku me Berlinin. Në këtë pikë, nuk është e përjashtuar mundësia e një spinoff për këtë personazh.

Shën.red. Spinoff – spinoff është çdo program radiofonik, televiziv, film ose çdolloj tjetër narrative që rrjedh nga një ngjarje/fabul/histori ekzistuese, por merret me të tjera detaje dhe ndodh të përqëndrohet në aspekte të ndryshme, që mund të jenë tema, personazhe dhe ngjarje të veçanta.

Në një intervistë për The Oprah Magazine vjeshtën e kaluar në Madrid, Pina pranoi se ekziston mundësia e realizmit të spinoff-eve për secilin nga anëtarët e bandës së Profesorit.

“Ne kemi mundësi për të realizuar disa spinoff dhe po e mendojmë vërtet për shkak të identitetit të fortë të personazheve. Mendoj që çdo personazh i ‘La Casa de Papel’ mund të jetë i denjë për spinoff. Do të donim t’i shihnim secilin prej tyre në kontekte të tjera. Mendoj që Arturito mund të trajtohet si një komedi e zezë. Berlini është gjithashtu personazh interesant. Ai është psikopat, egocentrist, narcist, delikuent, një përdhunues, por megjithatë ka njerëz që e adhurojnë sepse vlerëson miqësinë, besnikërinë dhe familjen.”

REELS

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Gjesti ka një “sqarim” për të gjithë ata që e quajnë mosmirënjohës 👀

Na i trego dhe njëherë 🧐

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Why Berlin was almost expelled from 'La Casa de Papel'

Pse Berlini për pak sa u përjashtua nga ‘La Casa de Papel’

As in the third and fourth seasons, Pedro Alonso, who plays the Berlin character in "La Casa de Papel", appeared through the memories of the characters. Despite his character, Berlin has a large number of fans who sympathize with him. However, this character was almost expelled from the series.

The creator of "La Casa de Papel", Alex Pina, in a recent documentary "Money Heist: The Phenomenon", spoke about the decision.

"Someone told me, 'This character doesn't fit the time.' You have to remove it. "

However, Pina said that despite the idea to remove her from the series, such a decision was not made because Berlin needed the fable.

"He is a narcissist and a psychopath in many ways. But we need such a character. The audience can freely decide which side they want to be on, right? ”

Pse Berlini për pak sa u përjashtua nga ‘La Casa de Papel’

Pina added that she continues to think that the Berlin character is attractive in the series.

"If television is weird, it's because there are so many boring things. I know he is not the man you want your daughter to marry, but he is a mirror of society. ”

Alex Pina went on to say that he was aware of the public's connection to Berlin. At this point, the possibility of a spinoff for this character is not ruled out.

Offending. Spinoff - spinoff is any radio, television, film or any other narrative program that derives from an existing event / fable / story, but deals with other details and happens to focus on different aspects, which can be themes, characters and events. special.

In an interview with The Oprah Magazine last fall in Madrid, Pina admitted that there is a possibility of realizing spinoffs for each of the members of the Professor gang.

"We have the opportunity to make some spinoffs and we are really thinking about it because of the strong identity of the characters. I think any character of ‘La Casa de Papel’ can be worthy of spinoff. We would like to see each of them in other contexts. I think Arturito can be treated like a black comedy. Berlin is also an interesting character. He is a psychopath, egocentric, narcissistic, delinquent, a rapist, but he still has people who adore him because he values friendship, loyalty and family. ”