News

Prishtinë/ Studentët e juridikut shënojnë arritje historike në garën ndërkombëtare

Prishtinë/ Studentët e juridikut shënojnë arritje historike

Studentët e universitetit të Prishtinës, në degën e drejtësisë, kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare “Willem C Vis International Arbitration Moot”, e cila zhvillohet në Vienë, Austri.

Ata kanë garuar me 364 universitete të tjera, të njohura mbarëkombëtarisht dhe kanë arritur të lënë pas 360 prej tyre.

Për suksesin e tyre u shpreh shumë krenare edhe Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, e cila përmes një postimi në Instagram shprehu të gjithë vlerësimin për të rinjtë.

“Sukses historik! Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, “Willem C Vis”. Ata po ashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur”, u shpreh Vjosa.

Më tej, vijoi: “Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më s’ka! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Edhe Albin Kurti shprehu krenarinë e tij mbi këtë arritje historike:

"Universiteti i Prishtinës shënon arritje historike, duke lënë pas 360 universitete nga e gjithë bota. Në garën më të madhe ndërkombëtare të drejtësisë "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot Competition", ekipi i UP-së është renditur në gjysmëfinale me Universitetin e Vjenës, të Bucerius dhe të Tübingenit. Gjithashtu, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ekipi ka fituar çmimin e veçantë për Memorandumin për palën e paditur", shkroi ai në postimin e tij në Instagram.

Më pas, shtoi:

"Universiteti i Prishtinës merr pjesë në këtë garë tash e disa vite. Sivjet gjenerata e 31-të, ka triumfuar kundër ekipeve nga universitetet si: Universiteti Charles i Pragës, Universiteti i Buenos Aires, Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles, Universiteti i Tbilisit, Universiteti Katolik i Australisë, Universiteti i Hong Kongut për shkenca politike dhe drejtësi, si dhe Universiteti i Cincinnati-t. Përgëzojmë për suksesin mbresëlënës studentët e Fakultetit Juridik: Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa dhe Rea Hadri, si dhe trajnerët: Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Vis Moot organizohet nga Shoqata për Organizimin dhe Promovimin e Gjykimit Ndërkombëtar të Arbitrazhit Tregtar Willem C. Vis – Verein zur Veranstaltung und Förderung des Willem C. Vis International Commercial Arbitrazhit Moot, një shoqatë jofitimprurëse austriake.

Qëllimi i “Willem C Vis International Arbitration Moot” është të nxisë studimin e së drejtës tregtare ndërkombëtare dhe arbitrazhit dhe të ofrojë një trajnim praktik për studentët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të biznesit.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Prishtina/ Law students mark historic achievements in the international competition

Prishtinë/ Studentët e juridikut shënojnë arritje historike

The students of the University of Pristina, in the branch of law, have scored an extraordinary success in the international competition "Willem C Vis International Arbitration Moot", which takes place in Vienna, Austria.

They competed with 364 other nationally recognized universities and managed to leave 360 ​​of them behind.

Vjosa Osmani, the president of Kosovo, was also very proud of their success, who through a post on Instagram expressed all her appreciation for the young people.

"Historical success! In the competition with almost 400 universities, the team of the law faculty of the University of Pristina, reached the top 3 best in the world! These girls and boys from Kosovo have left behind universities such as Harvard, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, and hundreds of other universities in the most prestigious law competition, "Willem C Vis". They also won a special prize for the Memorandum for the defendant", said Vjosa.

He continued: "This team here in the photo proves that only with hard work and dedication can anything be achieved. Proud as there is no more! Congratulations to the students Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melise Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, as well as the Trainers: Prof. Donike Qerimi, Ilir Hajraj and Art Sylaj".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Even Albin Kurti expressed his pride on this historic achievement:

"The University of Prishtina marks a historic achievement, leaving behind 360 universities from all over the world. In the largest international law competition "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot Competition", the UP team is ranked in the semi-finals with the University of "Vienna, Bucerius and Tübingen. Also, at the awards ceremony, the team won the special prize for the Memorandum for the Respondent," he wrote in his Instagram post.

Then he added:

"The University of Pristina has been participating in this competition for several years. This year, the 31st generation, has triumphed against teams from universities such as: Charles University of Prague, University of Buenos Aires, University of California in Los Angeles, University of Tbilisi, The Catholic University of Australia, the University of Hong Kong for political science and law, and the University of Cincinnati. We congratulate the students of the Faculty of Law: Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa and Rea Hadri, for their impressive success. as well as the coaches: Donike Qerimi, Ilir Hajraj and Art Sylaj".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

The Vis Moot is organized by the Association for the Organization and Promotion of International Commercial Arbitration Willem C. Vis – Verein zur Veranstaltung und Förderung des Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot, an Austrian non-profit association.

The purpose of the Willem C Vis International Arbitration Moot is to promote the study of international commercial law and arbitration and to provide practical training for students in the resolution of international business disputes.