Metropolitan

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe sfidat në lidhjen e saj me MGK

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe
Getty

Megan Fox është autorja e një libri me poezi, të titulluar “Pretty Boys Are Poisonous” (“Djemtë e bukur janë helmues”), i cili u publikua sot (7 nëntor 2023). Në të, ajo shkruan për abortin, marrëdhënien e ndërlikuar me MGK dhe ndjesitë e përjetuara në etapa të ndryshme të jetës.

Në 2 poema, të titulluara “I” dhe “II”, ajo rrëfen pikëllimin dhe zemërthyerjen e përjetuar nga një abort.

“Në anën tënde të shtratit ka një eko, 10 javë dhe 1 ditë…Mendon se nëse ajo do të mundte, do të linte një shënim për vetëvrasjen? Por tani, më duhet të them lamtumirë. Mbyll sytë dhe imagjinoj që të shtrëngoj fort në kraharor, ndërkohë që ata të heqin nga trupi im”, shprehet Fox dhe poema shoqërohet nga një ilustrim, në të cilin një grua mban një bebe. Në faqen e fundit të librit shkruhet thënia: “Do të paguaj çdo çmim, të lutem, më thuaj, cila është pagesa për shpirtin e saj?”.

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe
Getty

Sa i përket raporteve romantike, Fox nuk përmend asnjë ish-partner, por shumë poema duket sikur janë shkruar për të fejuarin e saj, Machine Gun Kelly dhe janë frymëzuar nga sfidat që përjetoi marrëdhënia e tyre në vitin 2020.

Në shumë vargje, Megan flet për një “32-vjeçar narcist”, i cili është dashuria e vërtetë e autores.

“Ti je një varësi të cilën nuk e kurojnë lutjet”, shkruan ajo në një poemë. Ndërsa në një tjetër, shprehet: “Një djalë i bukur është një drogë vdekjeprurëse”, si dhe: “Ti po më vret, por zemra ime s’heq dot dorë”.

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe
Getty

Sa i përket librit, Fox thotë se djemtë e bukur të helmojnë dhe ka një argument për këtë. Ajo pretendon se prej vitesh ka ruajtur sekretet e burrave dhe trupi i dhemb duke mbajtur peshën e mëkateve të tyre.

“Këto poema janë shkruar në tentativën për të nxjerrë sëmundjen që ka zënë rrënjë për shkak të heshtjes sime. E kam kaluar gjithë jetën duke mbajtur sekretet e burrave, trupi më dhemb nga pesha e mëkateve të tyre. Liria ime jeton në këto faqe dhe uroj që të frymëzoj të tjerët që të marrin mbrapsht lumturinë dhe identitetin e tyre, duke ndriçuarë zërin që e kanë varrosur në errësirë, por s’e kanë harruar”, u shpreh Megan.

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe
Getty

Ndërkohë, sipas shtëpisë së botimit ‘Simon & Schuster’, duhet të shfletojmë librin, të kafshojmë mollën e mëkatit dhe të lexojmë një prej librave më fiksues të vitit.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

"Pretty Boys Are Poisonous": Megan Fox writes about abortion and challenges in her relationship with MGK

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe
Getty

Megan Fox is the author of a book of poetry, titled Pretty Boys Are Poisonous, which was released today (November 7, 2023). In it, she writes about abortion, the complicated relationship with MGK and the feelings experienced at different stages of life.

In 2 poems, titled "I" and "II", she recounts the grief and heartbreak experienced by an abortion.

“On your side of the bed there's an echo, 10 weeks and 1 day…Do you think if she could, she'd leave a suicide note? But now, I have to say goodbye. I close my eyes and imagine clutching you tightly to my chest while they take you from my body," says Fox, and the poem is accompanied by an illustration of a woman holding a baby. On the last page of the book is written the saying: "I will pay any price, please tell me, what is the payment for her soul?".

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe
Getty

As for romantic relationships, Fox doesn't mention any former partners, but many of the poems seem to be written about her fiance, Machine Gun Kelly, and inspired by the challenges their relationship experienced in 2020.

In many verses, Megan talks about a "32-year-old narcissist", who is the author's true love.

"You are an addiction that cannot be cured by prayers," she writes in a poem. While in another, it is stated: "A beautiful boy is a deadly drug", as well as: "You are killing me, but my heart cannot give up".

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe
Getty

As for the book, Fox says that pretty boys poison you, and there's an argument for that. She claims that she has kept men's secrets for years and her body aches bearing the weight of their sins.

"These poems are written in an attempt to exorcise the disease that has taken root because of my silence. I've spent my whole life keeping men's secrets, my body aches from the weight of their sins. My freedom lives on in these pages, and I hope to inspire others to reclaim their happiness and identity, shining a light on the voice they have buried in the dark, but not forgotten," said Megan.

“Pretty Boys Are Poisonous”: Megan Fox shkruan për abortin dhe
Getty

Meanwhile, according to the publishing house 'Simon & Schuster', we should turn to the book, bite the apple of sin and read one of the most addictive books of the year.