















E premtja e zezë e Parisit, dhe e të gjithë botës
Në Paris, sulme paralele terroriste që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 128 njerëzve, 180 të plagosur dhe 99 në gjëndje shumë të rëndë. Ngjarja e 13 nëntorit të 2015-ës, ‘E premtja e zezë e Parisit’, ka tronditur mbarë botën duke u shpallur një ditë zie ndërkombëtare. Photo Courtesy of The Atlantic
Photo Courtesy of The Atlantic
Turma e tifozëve mblidhet në Stadiumin e Madh të Francës, pas bombave që janë ndier tanimë në çdo cep të rruzullit.
Refugjatët e shumtë sirianë, që humbin jetën çdo ditë në arrati nga ISIS
12 refugjatë sirianë u mbytën ndërsa udhëtonin me 2 varka drejt ishullit grek të Kos-it në shtator të vitit 2015. Midis tyre, edhe një foshnje, fotografia e të cilit u kthye në një simbol të eksodit të dhimbshëm sirian në Mesdhe, në arrati prej tmerrit të ISIS në Siri. Photo Courtesy of Vice
Lufta e pambarimtë civile në Sudan
Lufta civile në Sudan është një vazhdë e luftërave të njëpasnjëshme mes Ushtrisë së Sudanit dhe Ushtrisë Veriore për Lirinë e Popullit. Konflikti i armatosur ka rinisur në vitin 2005 pas një paqeje të përkohshme, dhe po shkakton ende të vdekur, si këta njerëz të vrarë nga Ushtria e Sudanit në fund të 2014-ës. Photo Courtesy of Catholic Online
Sulm kamikaz në një funeral në afërsi të Bagdatit
Një sulm kamikaz i Isis-it, gjatë një funerali në afërsi të Bagdatit, Irak, u solli vdekjen 21 njerëzve në dhjetor të 2014-ës. Funerali mbahej në kujtim të babait të dy djemve, të cilët luftonin në krah të qeverisë së Irakut. Ata mbetën të 2 të vdekur. Fotoja e mësipërme tregon ceremoninë e përmortshme të mbajtur në nder të tyre më 30 dhjetor të 2014-ës. Photo Courtesy of IB Times
#NeJemiCharlieHebdo
Në 7 janar të 2015-ës, një grup terroristësh kanë hyrë në selinë e revistës komike ‘Charlie Hebdo’, pas botimit të një numri me karikaturën e Profetit Muhamed në kopertinë. Pasi qëlluan gazetarët dhe redaktorët duke lënë 12 të vdekur dhe 11 të plagosur, pjesëtarët e ISIS-it thirrën ‘Zoti është i madh’ dhe ‘Tani e morëm hakun, Muhamed’. Photo Courtesy of CNN
Me rrathë të kuq, gazetarët e ‘Charlie Hebdo’ që kanë mbetur të vdekur nga Sulmi.
Photo Courtesy of DailyMail.
Sulmi terrorist ndaj pushuesve në brigjet tuniziane
Në qershor të 2015-ës, teksa pushonin në një resort të Sousse-s, në Tunizi, 38 njerëz kanë gjetur vdekjen ndërsa 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm terrorist. Photo Courtesy of NPR
Përkujtimore nga të afërmit e viktimave, në bregdetin e Sousse-s.
Photo Courtesy of Al Jazeera
Tentativa të dështuara për mësymjen e Francës
Në 21 gusht të 2015-ës një terrorist tentoi të ekzekutonte udhëtarët e një treni ekspres Amsterdam-Paris. Për fat të mirë, tre ushtarë amerikanë u gjendën në tren duke e ndaluar terroristin të kryente një vrasje masive. Photo Courtesy of Washington Post
Bomba që shkaktoi shumë të vdekur në një treg të Bagdadit
Një shpërthim bombe në një treg fermerësh në Bagdad, Irak, ka shkaktuar vdekjen e 80 njerëzve dhe të paktën 200 kanë mbetur të plagosur. Bomba ishte vendosur në një kamion ku një terrorist i ISIS i ka tërhequr njerëzit duke thënë se shiste perime me çmim shumë të lirë. Photo Courtesy of CBC.CA
Vrasje masive në kërcënim të kurdëve në Ankara
Në 10 tetor të 2015-ës, në një stacion treni në Ankara shpërthejnë 2 bomba, duke shkaktuar vdekjen e 104 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 400 të tjerëve. Bombat janë vënë për të vrarë tubuesit që ishin mbledhur në protestë kundër konfliktit midis Forcave të Armatosura Turke dhe Partisë së Kurdëve. Photo Courtesy of Indipendent Uk
Avioni rus që shpërtheu në Sinai
Përplasja e avionit rus në Sinai të Egjiptit, që shkaktoi vdekjen e të 224 pasagjerëve që kishte brenda, është lidhur në mënyrë jo zyrtare me terroristët e ISIS-it. Nëse vërtetohet në mënyrë zyrtare se avioni është shpërthyer nga një bombë e vendosur nga ISIS, do të ishte sulmi i parë i suksesshëm i ISIS ndaj një avioni të madh pasagjerësh. Photo Courtesy of Channel News Asia
Të afërm të viktimave në Sinai vajtojnë humbjen tragjike.
Photo Courtesy of KTLA
Konflikti 'i papajtueshëm' Izraelito-Palestinez
Konflikti për Rripin e Gazës, një vatër e përhershme e një lufte më të gjerë midis Izraelit dhe Arabisë, ka sjellë mbi 80 të vdekur që prej tetorit deri në nëntor të 2015-ës. Në foto, vajtimi i familjarëve të 4 palestinezëve të vrarë në 11 tetor të 2015-ës në Jeruzalemin Lindor. Photo Courtesy of Yahoo
Ekzekutimi mizor i 200 fëmijëve sirianë nga ISIS
Në nëntor të 2015-ës është bërë publike nga grupet anti-ISIS një video që tregon anëtarë të Shtetit Islamik ndërsa ekzekutojnë me armë të rënda 200 fëmijë sirianë. Fëmijët janë të kthyer me shpinë ndaj terroristëve dhe ata i kanë qëlluar në radhë, njëri pas tjetrit. Photo Courtesy of Catholic Org
Pas sulmeve terroriste në Paris të premten e 13 Nëntorit, shumë media dhe njerëz në rrjetet sociale shprehën frikën dhe trishtimin e tyre se “bota është bërë një vend i pasigurt”. Natyrisht, sulme të tilla në qendra të kulturës dhe zhvillimit botëror si Parisi, të lënë një shije të hidhur dhe të bëjnë të ndihesh më i pambrojtur, kur mendon se nëse kjo gjë u ndodh vendeve që pretendohet se kanë struktura sigurie shumë të zhvilluara, çfarë mund të na ndodhë neve si shqiptarë apo vendeve të tjera të vogla? Të gjithë shprehën solidaritetin e tyre me ngjarjen në Paris dhe me familjet e viktimave me hashtags si #PrayforParis (Lutu për Parisin), por nëse do t’i hedhim një vëzhgim ngjarjeve të këtij viti, do të shohim se ka pasur plot tragjedi që kërkonin lutjen, solidarizimin, reflektimin dhe reagimin tonë. Në një epokë ku të gjithë kanë akses në informacion, ku në kohë reale shohim e mësojmë për drama të ndryshme sociale, fetare dhe etnike në vende të ndryshme të botës, mos ka ardhur koha të veprojmë në unitet, për të shmangur atë që duket si një luftë e tretë botërore, këtë rradhë e shpallur nga pjella e luftërave në lindjen e mesme, Shteti Islamik, kundër atyre shteteve që e krijuan këtë monstër me duart e tyre, ndoshta pa kuptuar se cfarë mund të arrijnë të bëjnë disa njerëz të shtypur dhe të nënvlerësuar?
Shënim dhe përmbledhje nga redaksia e Anabel.al