I ftuari i parë i sezonit të pestë të “Ndrrimi i Natës” ishte Mozzik, ku sigurisht që Alaudin Hamiti e pyeti në lidhje me këngën “Dhelpër dinake”, që së fundmi është përfolur si dedikim ndaj Loredanës.
“Kënga është punuar para dy viteve, nuk gënjej,” tha Mozzik. “Është punuar para dy viteve. Erdhi një kohë, çast, moment jetësor, i palidhur me pjesët e jetës sime private, [por] thjesht m’u duk se i kishte ardhur koha si këngë. E ndjeva si detyrim që të publikoja një këngë të mirë.”
I pyetur nga Hamiti nëse është dedikim, Mozzik u shpreh: “Nuk e kisha quajtur dedikim, më shumë e kisha quajtur në atë kornizën…pjesë jetësore. Derisa them pjesë jetësore, është një lloj dedikimi, por jo ashtu direkt. Nuk bëj dedikime, thjesht jetën time e shpalos në muzikë.”
Ndër të tjera, ai tha se refreni i këngës ka mbetur njësoj me atë të dy viteve më parë, por pjesa tjetër është ndryshuar pak nga “murmurimat e momentit”. Pastaj tha sërish se “nuk është dedikim”, por “është pjesë e jetës”.
Pra, nuk është dedikim për dikë, po ka të bëjë me jetën e Mozzik. Ok, qartë.