
Pabesia është një nga temat më të debatueshme në marrëdhëniet njerëzore, dhe astrologjia, sigurisht, nuk qëndron jashtë kësaj bisede. Edhe pse çdo individ është unik dhe rrethanat janë gjithmonë të ndryshme, disa shenja të zodiakut kanë fituar reputacionin (të drejtë apo të padrejtë) si më të prirura ndaj tradhtisë.
Shigjetari, për shembull, është një shpirt i lirë dhe aventurier. Nuk është domosdoshmërisht një tradhtar, por nëse ndjehet i kufizuar ose i mbytur në një lidhje, ka shumë gjasa të kërkojë lirinë diku tjetër. Akrepi, nga ana tjetër, është intensiv dhe pasionant. Nëse ndjehet i lënë pas dore apo i tradhtuar, hakmarrja mund të vijë në të njëjtën formë. Ndërkohë, Luani ka nevojë të ndihet gjithmonë në qendër të vëmendjes. Sa herë që i duket se nuk po e merr vlerësimin që mendon se meriton, mund të fillojë të kërkojë këtë vëmendje jashtë marrëdhënies.
Por ndër të gjitha, është një shenjë që shquhet për paqëndrueshmërinë, sharmin dhe nevojën e vazhdueshme për stimulim emocional, mendor dhe fizik: Binjakët.
Binjakët nuk tradhtojnë gjithmonë me qëllim. Por nëse ndihen të mërzitur, të padëgjuar apo emocionalisht të lënduar, mund të joshen lehtësisht nga një histori tjetër që u duket më intriguese. Me natyrën e tyre duale, shpesh nuk janë të sigurt as vetë nëse po jetojnë një apo dy jetë paralelisht. Ata flirtojnë me lehtësi dhe madje nëse zbulohen se kanë tradhtuar, mund të të bindin se gjithçka ishte një keqkuptim, falë inteligjencës së tyre të mprehtë dhe aftësisë për të manipuluar me fjalë.
Në fund të ditës, pavarësisht shenjës së horoskopit, tradhtia nuk është e shkruar në yje, por në vendimet që marrim çdo ditë. Astrologjia mund të na japë disa udhëzime, por përgjegjësia për besnikërinë është gjithmonë personale. Megjithatë, ky përshkrim vlen për të ditur se si duhet të veprosh me disa shenja të horoskopit që duan shuuuumë vëmendje, pra: mos i lini pas dore.