Relationships

5 këshilla për ta harruar ish-in dhe për të shijuar verën pa pendesa

5 këshilla për ta harruar ish-in dhe për të shijuar
Pinterest/@kristinelara04

Pavarësisht sa herë i dëgjoni këngët tuaja të preferuara, pas një ndarjeje, dhimbja mbetet aty dhe shpesh është e vështirë për t’u kapërcyer. Mbyllja e një kapitulli kaq të rëndësishëm në jetën tuaj, siç është një marrëdhënie romantike, rrallëherë është një përvojë e lehtë.

Por ajo që duhet të mbani mend është se, për një periudhë kohe, ju dhe ish-partneri juaj zgjodhët të jeni pjesë e jetës së njëri-tjetrit. Mes jush ka pasur dashuri e respekt dhe kjo nuk humbet vlerën, edhe nëse marrëdhënia përfundon.

Megjithatë, kjo lloj humbjeje mund të lërë gjurmë në vetëbesimin dhe mirëqenien emocionale. Prandaj, më poshtë gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë ta kaloni më lehtë këtë periudhë sfiduese.

1. Merr kohën tënde për të vuajtur

Dhimbja pas një ndarjeje nuk është dobësi, është pjesë e procesit të shërimit. Çdo njeri që hyn në jetën tonë vjen me një qëllim: për të na mësuar diçka, për të na ndryshuar apo për të na ndihmuar të rritemi. Marrëdhëniet na ndihmojnë të kuptojmë më shumë për veten tonë, për nevojat dhe kufijtë tanë. Pranoje dhimbjen, lejoje veten të qash, të ndjesh, të reflektosh. 

5 këshilla për ta harruar ish-in dhe për të shijuar

2. Krijo hapësirë për shërim

Shumë njerëz zgjedhin të fillojnë një marrëdhënie të re menjëherë pas ndarjes, por ndonjëherë ajo që vërtet nevojitet është një pauzë për t’u kujdesur për veten. Jepi vetes kohë për të bërë gjërat që të sjellin gëzim dhe qetësi: një banjë relaksuese, një film që ke dashur gjithmonë ta shohësh, një libër që të frymëzon, apo thjesht riarredimi i shtëpisë sipas dëshirës tënde. Kujdesu për veten, sepse tani më shumë se kurrë, ti je personi më i rëndësishëm në jetën tënde.

3. Kalo kohë me miqtë 

Njerëzit që të qëndrojnë pranë janë shumë të rëndësishëm në kohë të vështira. Flisni me miqtë, familjarët apo dikë që ju kupton. Ndarja e emocioneve nuk është shenjë dobësie, është një mënyrë për të lehtësuar barrën emocionale. Ata mund të të ndihmojnë të shohësh situatën ndryshe dhe të rindërtosh vetëbesimin.

4. Rigjej veten

A ka diçka që gjithmonë ke dashur të bësh, por që e ke lënë mënjanë për shkak të lidhjes? Tani është momenti ideal për ta bërë. Qoftë një hobi i ri, një kurs, një projekt personal apo thjesht udhëtimi që e ke shtyrë gjithmonë, fokusohu në gjëra që të rrisin dhe të mbushin me energji. Jepi vetes mundësinë të zhvillohesh si individ.

 

5 këshilla për ta harruar ish-in dhe për të shijuar

5. Mos e gjyko veten

Mos e fajëso veten. Mos e ndëshko veten. Ndarjet ndodhin, edhe kur dy njerëz kujdesen për njëri-tjetrin. Jo të gjitha marrëdhëniet janë të destinuara të zgjasin përgjithmonë dhe kjo nuk i bën ato më pak të rëndësishme. Është normale të reflektosh mbi atë që ndodhi, por mos lejo që të tjerët, apo vetja, të të bëjnë të ndihesh më pak e vlefshme. Ti je duke mësuar, duke u rritur dhe duke ecur përpara. Dhe kjo është diçka për t’u vlerësuar.

Burimi: Marie Claire

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

5 tips to forget your ex and enjoy summer without regrets

5 këshilla për ta harruar ish-in dhe për të shijuar
Pinterest/@kristinelara04

No matter how many times you listen to your favorite songs, after a breakup, the pain remains and is often difficult to overcome. Closing such an important chapter in your life as a romantic relationship is rarely an easy experience.

But what you need to remember is that, for a period of time, you and your ex-partner chose to be part of each other's lives. There was love and respect between you, and that doesn't lose its value, even if the relationship ends.

However, this type of loss can leave a mark on your self-confidence and emotional well-being. Therefore, below are some tips that can help you get through this challenging period more easily.

1. Take your time to grieve.

Pain after a breakup is not a weakness, it is part of the healing process. Every person who enters our lives comes with a purpose: to teach us something, to change us or to help us grow. Relationships help us understand more about ourselves, our needs and our limits. Accept the pain, allow yourself to cry, feel, reflect. 

5 këshilla për ta harruar ish-in dhe për të shijuar

2. Create space for healing

Many people choose to start a new relationship right after a breakup, but sometimes what's really needed is a break to take care of yourself. Give yourself time to do the things that bring you joy and peace: a relaxing bath, a movie you've always wanted to see, an inspiring book, or simply redecorating your home to your liking. Take care of yourself, because now more than ever, you are the most important person in your life.

3. Spend time with friends 

People who stand by you are very important during difficult times. Talk to friends, family, or someone who understands you. Sharing your emotions is not a sign of weakness, it is a way to relieve emotional burden. They can help you see the situation differently and rebuild your self-confidence.

4. Rediscover yourself

Is there something you've always wanted to do but have put off because of a relationship? Now is the perfect time to do it. Whether it's a new hobby, a course, a personal project, or just that trip you've always put off, focus on things that grow and energize you. Give yourself the opportunity to grow as an individual.

 

5 këshilla për ta harruar ish-in dhe për të shijuar

5. Don't judge yourself.

Don't blame yourself. Don't punish yourself. Breakups happen, even when two people care about each other. Not all relationships are meant to last forever, and that doesn't make them any less important. It's normal to reflect on what happened, but don't let others, or yourself, make you feel less valuable. You're learning, growing, and moving forward. And that's something to be proud of.

Source: Marie Claire