Horoscope

Vëmendje! Po flasim për kiminë e Luanit dhe Binjakëve! ^.^

Vëmendje! Po flasim për kiminë e Luanit dhe Binjakëve! ^.^
Getty/Margie Rischiotto

Khëm-khëm! Nëse personi që ke qejf është shenja e Luanit dhe ti, Binjakët, ose e anasjella, lexo me vëmendje! Dy shenja të zodiakut që dinë si ta kalojnë mirë: Luani dhe Binjakët. Si shenjë Ajri, Binjakët kanë shkëndijën dhe frymëzimin fillestar për ta nisur festën, Luani, si shenjë zjarri, ka qëndrueshmërinë dhe energjinë për ta mbajtur atë gjallë.

Ajri i Binjakëve i fryn zjarrit të Luanit dhe shkëndija e tyre është kaq e fortë! Ky çift nuk e ka problem të kalojë kohën duke u socializuar dhe duke provuar gjëra të reja.

Luani

Modalitet: I qëndrueshëm
Sundohet nga: Dielli
Përfaqësohet nga: Luani, duuuh.

Binjakët
 
Elementi: Ajri
Modaliteti: I ndryshueshëm
Sundohet nga: Mërkuri
Përfaqësohet nga: Binjakët, duuuh

Luani & Binjakët: Personaliteti

Këto dy shenja ndajnë disa tipare të rëndësishme të përbashkëta. Të dy janë jashtëzakonisht miqësorë dhe kanë gjasa të kenë një rreth të gjerë miqsh. Të dy kanë prirje për të qenë krijues dhe lozonjarë, madje, gjithmonë argëtohen bashkë! Megjithatë, Binjakët priren të udhëhiqen nga mendja, ndërsa Luani udhëhiqet nga zemra. Binjakët janë më spontanë, ndërsa Luanit i pëlqen të ketë pak qëndrueshmëri dhe planifikim.

Luani dhe Binjakët: Si miq

Miqësia mes Luanit dhe Binjakëve vjen natyrshëm. Të dy janë kureshtarë dhe ekstrovertë nga natyra dhe mezi presin të kalojnë kohë bashkë duke përjetuar eksperienca të reja.
 
Luani mund të jetë pak më “i ngurtë” në planifikime, ndërsa dëshira e Binjakëve për të vepruar spontanisht mund ta bezdisë herë pas here. Nëse Luani mëson të mos e marrë personale anulimin e planeve në minutë të fundit nga Binjakët, ky çift ka potencial për miqësi të fortë. Binjakët janë kuriozë dhe pëlqejnë të bëjnë pyetje, ndërsa Luanit i pëlqen të flasë për veten. Dyshja perfekte!

Luani dhe Binjakët: Seksi

Seksi mes një Luani dhe Binjakëve është si i frymëzuar nga filmi më erotik që të vjen në mendje, por jo ai “365 Days”. Po flasim për një film të denjë për një Oscar. Luanit i pëlqen të “performojë” në shtrat dhe është gjithmonë i hapur për të provuar gjëra të reja.
 
Binjakët duan larmi dhe do ta vlerësojnë dëshirën e Luanit për eksperimente. Luani është nismëtari dhe lideri natyral, ndërsa Binjakët janë më të prirur të shkojnë me rrjedhën. Luani nuk do të jetë kurrë i turpshëm për të bërë hapin e parë, gjë që është pozitive sepse natyra shoqërore e Binjakëve mund t’i lërë në ‘zonën e miqësisë’ më gjatë se sa duhet. Këta të dy e shijojnë argëtimin gjatë aktit dhe surprizat janë gjithmonë të mirëpritura. Me disa komplimente dhe pak përkëdhelje të egos së Luanit, kimia seksuale mes tyre shkon në qiell!

Luani dhe Binjakët: Lidhje

Në një lidhje, Luani dhe Binjakët funksionojnë lehtësisht si çift në përditshmëri. Pengesa më e madhe është xhelozia.
 
Luani mund të jetë shumë i pavarur, por gjithashtu di të bëhet posesiv. Binjakët janë shpirt i lirë që duan lirinë për të mos komunikuar për disa ditë dhe pastaj të kthehen me histori për të treguar. Luanit i duhet të mësojë të mos e marrë personale këtë dhe të mos xhelozojë kur Binjakët duan të shoqërohen me të tjerët.
 
Nëse Binjakët arrijnë ta sigurojnë Luanin për dashurinë që nuk ndryshon, kjo nuk do të jetë problem. Në fillim, natyra e tyre e pavendosur mund ta bëjë Luanin të dyshojë në rëndësinë që ka në jetën e tyre, por komunikimi e zgjidh çdo problem.

Luani dhe Binjakët: Martesa

Në thelb, të dy kërkojnë argëtim. Një martesë ose marrëdhënie afatgjatë mes tyre mund të funksionojë sepse secili e inkurajon tjetrin të sjellë më shumë lojë në jetë. Luani, si shenjë fikse, kërkon qëndrueshmëri, ndërsa Binjakët, si shenjë e ndryshueshme, mërziten lehtë me rutinën.
 
Sfida është të ruajnë ekuilibrin mes nevojës së Luanit për qëndrueshmëri dhe dëshirës së Binjakëve për ndryshim. Nëse respektojnë nevojat e njëri-tjetrit, ky është një nga çiftet më emocionuese të zodiakut.

 

REELS

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

Mirë se vini në @rafaelo_resort, një resort fantastik në Shëngjin 🏝️ Nga dhomat elegante dhe pamjet qetësuese, te shërbimi i përkushtuar, kuzhina e shkëlqyer dhe momentet e relaksit buzë detit apo në spa, çdo detaj është menduar për të krijuar përvojën perfekte të pushimeve. ☀️🍽️ Ky është një destinacion ku qetësia, komoditeti dhe mikpritja bashkohen në mënyrë të përsosur 😍 Për të rezervuar kontaktoni në 📞 +355 67 201 1033

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

----news/83745/vemendje-po-flasim-per-kimine-e-luanit-dhe-binjakeve--i83745