Lifestyle

Platforma CuriousX: Një kapitull i ri për skenën artistike në Tiranë

Platforma CuriousX: Një kapitull i ri për skenën artistike

Pas tre muajsh aktivizime dhe ndalesash të kuruara në vendet më të spikatura të qytetit, platforma CuriousX finalizoi edicionin e saj të parë artistik më 3 prill në ambientet e IQOS Boutique. Platforma CuriousX x Art, i cili nisi në Janar, përfaqësonte një eksperimentim të ri në ndërthurjen e artit me teknologjinë dhe përfshirjen e komunitetit IQOS.

Dy artistët bashkëpunëtorë, Mario Dine dhe Geri Prendushi, zhvilluan një koncept që përfshinte pesë ndalesa – Tribe, Kino, Salt, Duff dhe City Art – secila me një nga gjurmët e veprës finale. Pjesët u prezantuan si: Trace of Heritage, Trace of Exploration, Trace of Senses, Trace of Connection, dhe Trace of Evolution. Të ruajtura pjesërisht si “sekrete vizuale”, këto copëza u përdorën si mjet për të nxitur kuriozitetin dhe angazhimin e publikut.

Sipas organizatorëve, projekti është frymëzuar nga vlerat që përfaqëson IQOS — një teknologji që evoluon vazhdimisht, njësoj si mënyrat e reja të të shprehurit artistik. Dine solli një qasje më spontane dhe urbane përmes teknikës me spray, ndërsa Prendushi kontribuoi me elementë të avancuar teknologjikë, përfshirë metoden “projection mapping”.

Eventi përmbyllës te IQOS Boutique zbuloi për herë të parë të gjitha pjesët e artit, duke i paraqitur si një instalacion i vetëm. Pjesë e eventit ishin edhe aktivizime të tjera si eksperiencat me VR, personalizimi i çantave totebag dhe bluzave T-shirt, si dhe një performancë live nga vetë artistët.

Në një njoftim për shtyp pas eventit, përfaqësuesit e platformës bënë me dije se CuriousX do të vijojë me kapitullin e radhës dhe një bashkëpunim të ri artistik që do të prezantohet së shpejti.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!