News

Pitoni 7 metra gëlltit një grua

Pitoni 7 metra gëlltit një grua
Foto ilustrim

Një grua u gjet e vdekur në stomakun e një pitoni 7 metra në një plantacion ku ajo punonte në Indonezi, sipas raporteve lokale.

Gruaja, e identifikuar si Jahrah, 54 vjeçe, shkoi për të punuar në plantacionin e pemës së gomës (pemë nga trungu i të cilave nxirret lateks natyral) në provincën Jambi, në ishullin Sumatra, të dielën në mëngjes dhe burri i saj e raportoi të zhdukur kur ajo nuk u kthye në shtëpi atë mbrëmje.

Duke kërkuar të dielën mbrëma, bashkëshorti i saj gjeti sandalet, shaminë, xhaketën dhe mjetet që përdorte në punë dhe u bëri thirrje të tjerëve për të ndihmuar, tha policia për mediat lokale. Të nesërmen në mëngjes, një piton u vu re aty pranë.

“Kur ekipi i sigurisë dhe banorët kryen një kontroll rreth plantacionit, atëherë gjetëm një piton 7 metra të gjatë. Pasi e kapëm, gjetëm trupin e viktimës në stomakun e gjarprit," tha shefi i policisë lokale, AKP S Harefa, për faqen e lajmeve Detik (via Guardian).

Pitonët, të cilët vrasin përmes shtrëngimit, zakonisht hanë kafshë më të vogla, duke e gëlltitur plotësisht ushqimin e tyre. Rastet e gëlltitjes së njerëzve janë të rralla.

Çdo vit ka rreth 5.4 milionë raste të kafshimit të gjarpërinjve, nga të cilat 1.8-2.7 milionë çojnë në helmim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Fëmijët dhe punëtorët e bujqësisë në komunitetet më të varfra dhe rurale janë më të rrezikuarit.

REELS

Vajzat i bëjnë foto djemve të rastësishëm, i vënë në wallpaper dhe pastaj u kërkojnë t’ju bëjnë foto 😂

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

7-meter python swallows a woman

Pitoni 7 metra gëlltit një grua
Photo illustration

A woman was found dead in the stomach of a 7-metre python on a plantation where she worked in Indonesia, according to local reports.

The woman, identified as Jahrah, 54, went to work at a rubber tree plantation (trees from the trunk of which natural latex is extracted) in Jambi Province, Sumatra Island, on Sunday morning and her husband reported her disappeared when she did not return home that evening.

Searching for her on Sunday night, her husband discovered the sandals, handkerchief, jacket and tools she used at work and appealed to others to help, police told local media. The next morning, a python was spotted nearby.

"When the security team and residents conducted a search around the plantation, we found a 7-meter long python. After catching it, we found the victim's body in the snake's stomach," local police chief AKP S Harefa told news site Detik (via Guardian).

Pythons, which kill by squeezing, usually eat smaller animals by swallowing their food whole. Cases of human ingestion are rare.

Each year there are about 5.4 million cases of snakebite, of which 1.8-2.7 million lead to envenomation, according to the World Health Organization. Children and agricultural workers in poorer and rural communities are most at risk.