Showbiz

Pirro Çako tregon pse nuk rikthehet në skenë

Pirro Çako tregon pse nuk rikthehet në skenë

I ftuar në “Pardon My French”, Pirro Çako shpjegoi pse nuk rikthehet në skenë, për të bërë një koncert.

Ai u pyet se pse nuk performon më në skenë dhe tha:

“Unë vendosa në një moment të karrierës sime që të shkëputem. Ishte viti 2014 (kur) thashë “Stop”, nuk do dal më. Do shkruaj muzikë si kompozitor, siç e kam nisur karrierën time”.

Pirro, si kompozitor, i ka dhuruar publikut kryevepra, si ai i albumit "Çelu" i Elvana Gjatës, ose "Fortuna" me Tunën. 

Megjithatë, artisti u shpreh se e ka menduar idenë e një koncerti:

“Unë nuk i them punës jo, por unë kam dalë nga logjika e koncerteve. S’jam menaxher, jam kompozitor. Në fazën që jam unë është pak e vështirë që një menaxher të më marrë përsipër".

Me sinqeritet, ai pranoi se nuk është më kaq "in" për tregun dhe kohën, duke shtuar edhe se nuk është fitimprurës. "Ka të tjerë që janë më tërheqës. Unë mund të vazhdoj të bëj muzikë të bukur dhe kjo është vetëm një anë e medaljes. Ana tjetër, është që të jesh në tregun e kohës”.

Kënga e fundit që Pirro ka kënduar, ka qenë bashkëpunimi "Sekreti im" me Xhensila Myrtezajn, por sërish, edhe pse nuk e shohim në koncerte, Pirro njoftoi para disa kohësh admiruesit e muzikës së tij se po rikthehet me "Triptik". Tri këngët e "Triptik" do të jenë: “Radio në qiell”, “Tjetër njeri” dhe “Shpirt”.

“Së shpejti vjen ‘Shpirt’, kënga e parë e ‘Triptik-ut’, i cili lindi krejt natyrshëm në këtë fazë të jetës sime,” shkroi kantautori.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Pirro Čako tells why he does not return to the stage

Pirro Çako tregon pse nuk rikthehet në skenë

Invited to "Pardon My French", Pirro Çako explained why he does not return to the stage, to do a concert.

He was asked why he no longer performs on stage and said: “I decided at some point in my career to break away. It was 2014 (when) I said "Stop", I will not go out again. I will write music as a composer, as I started my career".

Pirro, as a composer, has given the public masterpieces, such as the album "Çelu" by Elvana Dëta, or "Fortuna" with Tuna. 

However, the artist said that he thought about the idea of ​​a concert: "I don't say no to work, but I have left the logic of concerts. I'm not a manager, I'm a composer. At the stage I'm at, it's a bit difficult for a manager to take me over."

Frankly, he admitted that he is no longer so "in" about the market and timing, adding that it is not profitable. "There are others who are more attractive. I can continue to make beautiful music and that is only one side of the coin. The other side is to be in the market of time."

The last song that Pirro sang was the collaboration "Sekreti im" with Xhensila Myrtezaj, but again, even though we don't see him in concerts, Pirro announced some time ago to the admirers of his music that he is coming back with "Triptik". The three songs of "Triptik" will be: "Radio in the sky", "Tjeter njeri" and "Spirt".

"Coming soon is 'Spirt', the first single of 'Triptik', which was born quite naturally at this stage of my life," wrote the singer-songwriter.