Kompania ndërkombëtare lider në ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit dhe eksperiencës së klientit.
Filozofia e Webhelp “Think Human” e diferencon atë nga çdo kompani tjetër. Në 2021, Webhelp erdhi në Tiranë duke nxitur edhe përmirësimin e nivelit të tregut. Si një kompani e cila zhvillohet me ritëm të shpejtë, fazat e rekrutimit janë gjithmonë të hapura për të gjetur personat e rinj që t’i bashkohen familjes së madhe Webhelp. Së fundmi kompania ka hapur fazën e rekrutimit të kandidatëve idealë për pozicionin e shërbimit të klientit për gjuhën italiane.
Kushtet sigurisht janë gati perfekte. Të punosh nga rehatia e shtëpisë, me orare fleksibël dhe paga konkurruese në treg. Nëse ende nuk jeni të bindur se përse duhet të punoni tek Webhelp, ju tregojmë pesë arsye.
1. Një rrjet ndërkombëtar që sjell mundësi të pafundme
Tanimë me më shumë se 50 lokacione si Britani e Madhe, Gjermani, Spanjë, Itali e Francë, Webhelp
krijon mundësinë e rritjes profesionale për të gjithë personelin e saj.
Pra një mundësi e artë për të punuar edhe në shtete të tjera me kompanitë më prestigjoze.
2. Punonjësi në qendër të gjithçkaje
Filozofia e Webhelp përmblidhet me “Think human”, një premtim për ta bërë biznesin dhe mjedisin e punës sa më njerëzor.
Falë politikave të brendshme të konsoliduara ndër vite, punohet çdo ditë që secili punonjës të ndihet i vlerësuar, të punojë me dëshirë por edhe të argëtohet në punë. “Bring fun to work and work will be fun” është një nga parimet që udhëheq atmosferën në zyrat e Webhelp.
3. Standard i lartë për benefitet financiare
Webhelp ruan një standard në të gjitha lokacionet që shkon.Punonjësit që bëhen pjesë e familjes së saj trajtohen si punonjës global.
Sigurisht që këtu përfshihen si kushtet e punës që ofrohen e deri tek pagat e nivelit internacional apo bonuset e besnikërisë të cilat janë një shenjë falenderimi nga kompania për përkushtimin dhe investimin nga punonjësit.
4. Vendodhja më trend në Tiranë
Webhelp kujdeset për të gjithë detajet për të sjellë kënaqësi elitare për punonjësit e saj. E vendosur në ambientet e Arena Centre në qendër të Tiranës, kjo kompani ruan standardin europian. Zyrat e Webhelp janë ideuar për të ndihmuar punonjësit në punën e tyre të përditshme. Me hapësira plot ndriçim dhe gërshetime të gjelbërimit, Webhelp përpiqet të ofrojë ambiente sa më relaksuese.
5. Jeta nuk është vetëm punë në Webhelp
Për Webhelp komuniteti është shumë i rëndësishëm. Pas dinamikës së një jave apo muaji të ngarkuar, sigurisht që të gjithë kanë nevojë për një çlirim. Webhelp krijon mundësinë e aktiviteteve të pafundme ku punonjësit të mund zhvillojnë hobit e tyre, të krijojnë rrethe shoqërore, apo thjesht të argëtohen.
Fryma bashkëpunuëse transmetohet edhe në festat e punës apo aktivitetet të cilat kanë synim që të bëjnë çdo punonjës të ndihet i përfshirë. Pasi për Webhelp forca e të gjithë kompanisë qëndron pikërisht tek pnonjësit e saj. Nëse dëshironi që të bëheni pjesë e kësaj familjeje dhe të shijoni të gjithë benefitet që Webhelp ofron, lexoni njoftimin e punës këtu dhe kontaktoni [email protected] për të aplikuar.