Metropolitan

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka bërë internetin të flasë me shumë pasion!

 

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka
Thread

 
Zëvendëspresidenti JD Vance ishte i ftuari i nderit në një event të “Turning Point USA” në universitetin e Misisipit të mërkurën, më 29 tetor. Por një moment gjatë prezantimit të tij është bërë viral që prej asaj dite.
 
Erika Kirk, e veja e organizatorit të njohur të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ka marrë postin e bashkëshortit të saj si drejtuese e “Turning Point” pas vrasjes së tij gjatë një eventi të TPUSA më 10 shtator. Ajo hapi eventin e së mërkurës me një fjalim emocional, duke theksuar se ajo ditë shënonte shtatë javë nga vdekja e bashkëshortit të saj. 

“Kur ekipi ynë i kërkoi mikut tim të dashur, zëvendëspresidentit JD Vance, të fliste sot, u luta shumë për këtë, sepse natyrisht është një ditë shumë emocionale. Por e ndieja Charlie-n në zemrën time. E dëgjoja sikur të më thoshte: ‘Shko dhe bëje, e dashur. Shko! Beteja është fituar tashmë. Dashuria e Zotit triumfon’”, tha Erika.

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka
 
Por, pavarësisht fjalëve të saj me lot në sy, diskutimet në rrjetet sociale pas eventit u përqendruan në dinamikën mes saj dhe Vance, 41 vjeç.

“Askush nuk do ta zëvendësojë ndonjëherë bashkëshortin tim. Por shoh disa ngjashmëri mes tij dhe JD-së, zëvendëspresidentit JD Vance. Po, i shoh dhe për këtë arsye jam kaq e bekuar që kam mundësinë ta prezantoj sonte”, vijoi ajo.

Kur Vance doli në skenë, ai dhe Erika u përqafuan në një mënyrë mjaft intime. Zëvendëspresidenti vendosi duart mbi ijet e Erika-s, ndërsa ajo i futi gishtat në flokë. Kjo përshëndetje i befasoi jo pak njerëzit në internet, të cilët nisën të diskutonin në rrjetet sociale.

Dikush tha se kurrë nuk ka përqafuar kështu burrin e dikujt (sepse zëvendëspresidenti është i martuar), duke theksuar se takimi i tyre ishte shumë intim.

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka

Të njëjtin mendim pati edhe një tjetër komentues në Thread. 

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka

Dhe ja, dikush do nxehej shumë po ta shihte një ndërveprim të tillë mes burrit të saj dhe një gruaje tjetër. 

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka

Po, pretendimet se ata janë të dashur:

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka

Edhe një herë, përsëriteni pas internetit: Takimi i tyre ishte shumë intim!

Përqafimi i JD Vance dhe gruas së të ndjerit Charlie Kirk e ka

Poll

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭