Lajmet nga familja Kardashian nuk kanë munguar aspak kohët e fundit, duke filluar nga divorci i Kim deri tek lidhja e Kourtney-t me Travis Barker. Sidoqoftë, lajmi i sotëm është për Khloe-n. Në një postim në story-t e Instagram ajo thotë se "ka diçka që e irriton". Mund ta merrni me mend se çfarë? Ndoshta akuzat për photoshop? Një foto me bikini? Fakti që ka gjatësi të ndryshme në foto të ndryshme? Jo, asnjë nga këto. Khloe u irritua nga një shishe plastike uji.
Pasi ndau entuziasmin për faktin se gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin shishen e saj të preferuar të ri-përdorshme, Kardashian vazhdoi të flasë për faktin se sa e shqetësuar është që njerëzit përdorin shishe uji plastike.
"Shoh njerëz që marrin ujë nga shishe të mëdha plastike dhe i vendosin në një shishe tjetër miqësore ndaj mjedisit. Kjo e mposht disi qëllimin, sepse ato shishe uji do të shkojnë diku dhe potencialisht mund të shkaktojnë ndotje. Ne jemi duke u përpjekur ta kufizojmë përdorimin e plastikës!"
Khloe is really out here trying to shame her followers for using single use water bottles, when every party they throw looks like this (next tweet) 😒😒 This girl is too much pic.twitter.com/tBdqDeGH7U
— imheretowatch (@imheretowatch1) June 7, 2021
Deri këtu, Khloe ka të drejtë. Sidoqoftë, përdoruesit e rrjeteve socialë u treguan të shpejtë dhe theksuan se sa "hipokrizi" është i gjithë postimi i saj. Njerëzit na rikujtuan duke shpërndarë përsëri fotot e festës së ditëlindjes së fundit që Kardashian organizoi për vajzën e saj True, e cila përmbante qindra tullumbace për 3-vjeçaren. Tullumbacet, siç dihet gjerësisht, nuk janë dhe aq miqësore ndaj mjedisit, ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në jetën detare dhe duan 6 muaj deri në 4 vite për "t'u prishur".
If there was a hypocrite of the CENTURY award Khloe would win by a landslideeeee #sooutoftouch pic.twitter.com/PLia8VBHMi
— imheretowatch (@imheretowatch1) June 7, 2021
Ndër të tjera, kishte edhe kritika për fiksimin e Khloe-s me lulet natyrale dhe ndikimin negativ që lulet e prera kanë në mjedisin në tërësi. Ata që u futën edhe më thellë në "investigime", gjetën edhe fotografi nga frigoriferi i Kardashian, ku duken shumë produkte të mbështjella në plastikë.
Postimet e saj në Instagram përfundojnë me "thjesht po përpiqem të ndihmoj me gjërat e vogla që di për mjedisin".
Pas shumë reagimeve nga njerëzit, Khloe u përgjigj ditën tjetër:
"Unë jam vazhdmisht duke mësuar dhe duke u përpjekur të jem më e mirë me mjedisin, për hir të vajzës sime", duke shtuar se "nuk po përpiqej të tallte zgjedhjet e askujt" dhe se thjesht "po kërkon të përfshijë praktika më të qëndrueshme në jetën e saj".
Burimi: The Cut