Duket se sulmet terroriste në Francë kanë tronditur dhe këngëtarë dhe grupe të famshme.
Një ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris, anëtarët e U2 bënë homazhe për më shumë se 129 njerëz të vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë të plagosur, duke çuar lule në vendin përkujtimor në qytetin francez. Bono, Adam Clayton, Larry Mullen Jr. dhe The Edge vunë lule në memorialin e improvizuar në teatrin Bataclan, vendi që u sulmua ditën e premte (13 nëntor) ku ë paktën u vranë të paktën 89 persona gjatë koncertit të Eagles of Death Metal.
Kjo vjen pasi këngëtarët kanë anuluar dy koncertet e ardhshme në Paris. Në një qëndrim të tyre, grupi U2 deklaroi:
"Ne pamë me mosbesim dhe tronditje ngjarjet që u zhvilluan në Paris dhe zemrat tona janë me viktimat dhe familjet e tyre sonte.”
Si shumë njerëz të tjerë në Paris, Bono do të përpiqet të eci përpara dhe muzika mund ta ndihmojë për këtë: "Mendoj se U2 ka një rol për të luajtur dhe mezi pop res të kthehem në Paris.” Ai ka thënë se koncerti do të bëhet në një kohë të përshtatshme.
Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa ndikuar dhe tek këngëtari Justin Bieber. TMZ raporton se ai u lut për Parisin gjatë shfaqjes së tij në Los Angeles. Këngëtari u lut për të gjithë njerëzit në kryeqytetin e Francës pas sulmit të tmerrshëm të 13 nëntorit ku u raportuan mbi 120 të vdekur. Justin u prek gjatë shfaqjes, u përlot dhe u detyrua të linte skenën.
Shfletoni galerinë.
Burimi: Cosmopolitan; Today; Përshtati: Klarida Bregaj