Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Festivalin e 69-të të Filmit në Kanë ka përfunduar. Ky event është mbyllur me një mbrëmje, e cila ka vlerësuar disa prej filmave më të mirë. Ken Loach është një nga fituesit, i cili arriti të merrte për herë të dytë “Palmën e artë” me realizimin e “I, Daniel Blake”.
Të tjerë fitues ishin edhe:
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër: "Timecode" Juanjo Jimenez, (Spanjë)
Aktori më i mirë: Shahab Hosseini, aktor iranian për rolin në filmin “The Salesman”
Çmimi i jurisë: Andrea Arnold, filmi “American Honey”(Bashkëpunim britaniko-amerikan)
Skenari më i mirë: Asghar Fahardi me skenarin e filmit “The Salesman” (Iran)
Aktorja më e mirë: Aktorja nga Filipinet, Jaclyn Jose për rolin në filmin “Ma Rosa”
Regjizori më i mirë: Cristian Mungui "Graduation" (Rumani) dhe Olivier Assayes për filmin "Personal shopper" (Francë)
Palma e Artë: Ken Loach për realizimin e dramës britanike “I, Daniel Blake”
Çmimi i madh "Grand Prix": "It's Only the End of the World", Xavier Dolan, (Bashkëpunim kanadezo-francez)
Shfletoni galerinë për t'u njohur me fituesit.