Lifestyle

Për ata që kanë marrëdhënie 'dashuri-urrejtje' me tatuazhet, kjo duket si zgjidhja perfekte!

Për ata që kanë marrëdhënie

Ashtu si diamantët, vdekja dhe taksat, tatuazhet kanë qenë "përgjithmonë", por mesa duket - edhe për këtë ka një zgjidhje. Kompania start-up "Ephemeral", ka zhvilluar një bojë që zbehet pas një viti dhe deri më tani ka mbledhur rreth 20 milionë dollarë në një raund financimi vetëm katër muaj pasi hapi studion e saj të parë në Williamsburg, Brooklyn.

Financimi erdhi pasi Ephemeral u bë i famsëm në TikTok dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Jeff Liu, thot se "problemi që ata kanë zgjidhur, është universal".

"Një studim zbuloi se 60 milionë amerikanë e kanë konsideruar një tatuazh, por janë penguar nga fakti që është i përhershëm, qoftë për arsye kulturore apo fetare, pavendosmëri apo mosmiratim i familjes."

Financimi i ri i Ephemeral do të shkojë për zhvillimin e bojërave me ngjyra (kompania ofron vetëm bojëra të zeza tani për tani) dhe për hapjen e një studioje të dytë në shtator në Los Angeles. 

"Qëllimi ynë me këtë mbledhje fondesh është me të vërtetë të zgjerohemi gjerë dhe shpejt për të hyrë në sa më shumë tregje që mundemi", thotë CEO i Ephemeral. "Dhe kështu, ndërsa nuk mund të zbulojmë qytetet e sakta në të cilat do të shkojmë, qëllimi është që të jemi në gjendje të hyjmë të paktën në 10 deri në 20 tregje me këtë mbledhje fondesh."

Si funksionon

Të bësh një tatuazh në Ephemeral është si të bësh çdo tatuazh tjetër. Pra, përvoja përfshin gjilpëra dhe dhëmbë të shtrënguar. 

Për ata që kanë marrëdhënie
Studio Ephemeral

Kompania kaloi gjashtë vjet në 50 formulime dhe qindra prova tatuazhesh për të përsosur bojën e saj, të përbërë nga polimere të gradës mjekësore, bio-absorbuese që treten ngadalë dhe hiqen plotësisht nga sistemi imunitar i trupit për 9 deri në 15 muaj. 

Për ata që kanë marrëdhënie
Nga 0 në 15 muaj

Disa veçori janë që artistët mund të punojnë "disi më ngadalë" për të krijuar linja më të plota dhe koha e shërimit mund të jetë pak më e gjatë se ajo e tatuazheve tradicionale, mesatarisht 4-6 javë. Zbehja fillon të shfaqet në 3-6 muajt e parë dhe te kjo ndikon edhe toni i lëkurës. Për shembull te njerëzit me ngjyrë më të errët lëkurë, zbehja mund të nisë më shpejt.

Sa kushtojnë?

Ephemeral specializohet në dy lloje tatuazhesh: Modeli "Subtle Style" ($175 - $225) ofron punë më minimaliste, më të thjeshtë, që normalisht nuk kërkon më shumë se një orë për t'u përfunduar, dhe tatuazhet "Statement Piece" ($350– $450) janë më të mëdha dhe zakonisht zgjasin një orë e gjysmë. Çmimi është gjithëpërfshirës, që nga konsultimet e personalizuara të dizajnit deri te shpërblimi dhe një çantë "kujdesi post-tatuazhi".

Burimi: Bloomberg

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

For those who have a 'love-hate' relationship with tattoos, this seems like the perfect solution!

Për ata që kanë marrëdhënie

Like diamonds, death and taxes, tattoos have been "forever", but apparently - there is a solution to that as well. Start-up company Ephemeral has developed a paint that fades after a year and has so far raised about $ 20 million in a round of funding just four months after opening its first studio in Williamsburg, Brooklyn.

The funding came after Ephemeral became famous at TikTok and the company's chief executive, Jeff Liu, says "the problem they have solved is universal".

"A study found that 60 million Americans considered it a tattoo, but were hampered by the fact that it is permanent, whether for cultural or religious reasons, indecision or family disapproval."

New funding for Ephemeral will go towards the development of color paints (the company only offers black paints for now) and the opening of a second studio in September in Los Angeles. 

"Our goal with this fundraiser is really to expand broadly and quickly to enter as many markets as we can," says the CEO of Ephemeral. "And so while we may not discover the exact cities we will be going to, the goal is to be able to enter at least 10 to 20 markets with this fundraiser."

How it works

Getting a tattoo in Ephemeral is like getting any other tattoo. So the experience involves needles and tight teeth. 

Për ata që kanë marrëdhënie
Ephemeral Studio

The company spent six years on 50 formulations and hundreds of tattoo tests to perfect its paint, made up of medical grade, bio-absorbent polymers that slowly dissolve and are completely removed from the body's immune system for 9 to 15 months. 

Për ata që kanë marrëdhënie
From 0 to 15 months

Some features are that artists can work “somewhat slower” to create fuller lines and the healing time can be slightly longer than that of traditional tattoos, averaging 4-6 weeks. Paleness begins to appear in the first 3-6 months and this is also affected by skin tone. For example, in people with darker skin color, the fading may start faster.

How much do they cost?

Ephemeral specializes in two types of tattoos: the "Subtle Style" model ($ 175 - $ 225) offers more minimalist, simpler work, which normally takes no more than an hour to complete, and the "Statement Piece" tattoos ($ 350– $ 450) are larger and usually last an hour and a half. The price is all-inclusive, from personalized design consulting to reward and a "post-tattoo care" bag.

Source: Bloomberg