
Pedagogu i lëndës “Elemente Arkitekture”, Thanas Nushi, pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës thuhet se ka dhënë dorëheqjen pak çaste më parë.
Siç raportojnë disa nga rrjetet sociale më aktive të protestës studentore, Thanas Nushi, i njohur si Nasho, është larguar nga detyra duke dhënë dorëheqjen para rreth 200 studentëve të pranishëm në mbledhje.
Emri i tij ishte një ndër më të diskutuarit gjatë protestës së studentëve, të cilët e akuzonin për korrupsion.
Deri tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.